Kryefaqja / LAJME / Gjeloshaj: Askush nuk mund të ndaloj përdorimin e flamurit tonë kombëtar

Gjeloshaj: Askush nuk mund të ndaloj përdorimin e flamurit tonë kombëtar

Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, i quajti anticivilizuese dhe antikulturore sjelljet e disa pjestarëve të policisë dhe gjykatave , të cilët dënojnë shqiptarët për shfaqjen e simboleve kombëtare.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të dënuar ti drejtohen Alternativës Shqiptare, e cila është e gatshme të mbulojë shpenzimet, deri sa të gjendet zgjidhja e problemit.

‘Ne jemi popull autokton, e respektojmë Malin e Zi si shtetin tonë dhe simbolet nacionale të Malit të Zi, këtë e kemi treguar vazhdimisht, por urrejtja e shprehur nga disa institucione ndaj flamurit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi është një problem që tashmë është rast neuropsikiatrik”.

Gjeloshaj ftoi kryetarin e Kuvendit , Ivan Brajoviq, që sa më parë të vendos në procedurë ligjin për simbolet kombëtare të cilin Qeveria e ka mirtuar që nga viti i kaluar, së bashku me propozimet për ndryshimin e ligjit për rendin dhe qetësinë publike të dorëzuar disa ditë më parë nga deputeti Genci Nimanbegu.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin …

Leave a Reply