Kryefaqja / LAJME / Kërkesë nga Kosova për Presidentin Meta: Na jep pasaportë Shqiptare

Kërkesë nga Kosova për Presidentin Meta: Na jep pasaportë Shqiptare

Republikanët e Kosovës i janë drejtuar me anë të një letre Prestidentit të Shqipërisë, Ilir Metës ku i kërkojnë nënshtetësinë shqiptare për të gjithe shqiptarë e te gjitha trojeve.

Letra e plotë

Shumë i nderuar President i Shqipërisë, z. Ilir Meta,

Duke vlerësuar impenjimin dhe kontributin tuaj tëderitanishëm, në krye të Presidencës së Shqipërisë, judrejtohem me shpresë se kjo letër-propozim do të jetënë vëmendjen tuaj të vecantë. Roli i Presidentit tështetit amë Shqiptar ka qënë gjithëherë, për ne shqiptarët e Diasporës dhe të trojeve të tjera, simbolunifikues identitar e kombëtar, ndaj edhe tani nëkushtet e izolimit kërkojmë një angazhim më aktivdhe të vendosur nga Shqipëria.

Unë në pozitën e kryetarit të Partisë, Republikanët e Kosovës, REK me shqetësim dhe angazhim pondjekim momentumin në të cilin ndodhemi si Komb.

Në kushtet e izolimit nga Europa që u definua ngamosliberalizimi i vizave me Kosovën, shqiptarëtduhet të vendosin të marrin në dorë fatet e tyre.

Integrimi europian është projekti për të cilin ne kemipunuar gjatë dhe mbetet qëllimi ynë final. Por, pa bashkim dhe bashkëpunim të shqiptarëve ndjërmjetvetes, a mund të kemi bashkëpunim me vendetfqinje?

Bashkëpunimi rajonal është një nga kushtet që BE-ja na ka vendosur që ne të mund të vijojmë procesin e anëtarësimit në strukturat europiane, por si mundet tëpretendojmë bashkimin me vendet e tjera të rajonitapo më gjerë, kur bashkëpunimi mes shqiptarëveështë në stanjacion dhe ka mbetur më së shumti nënivelin e retorikës.

Bashkimi i shqiptarëve sjell stabilitet dhe zhvillimekonomik dhe do të ishte factor paqeje në të gjithërajonin, ndaj ne duhet të potencojmë pikat tona më tëforta, sprovuar edhe në sfidat historike që kemikaluar si komb.

Ndonëse deri më tani ka tingëlluar epike dhepatetike, Bashkimi ose më saktë, ai që unë e cilësoj siRibashkim Kombëtar duhet të jetë projekti dhekoncepti për të cilin cdo shqiptar duhet të punojë, aqmë tepër ne që kemi zgjedhur politikën si mision dheshërbim. Shumë herë është folur dhe artikuluarprocesi i pajisjes me Pasaporta Shqiptare të të gjithëShqiptarëve që janë dhe ndjehen të tillë, porfatkeqësisht për shumë arsye pak është bërë në këtëdrejtim.

Pajisja me pasaporta shqiptare do të sillte lehtësimeme karakter identitar dhe ekonomik, benefitet e tëcilave do të fillonim ti shihnim shumë shpejt dheaskush nuk duhet të frikësohet nga kjo e drejtëlegjitime e çdo shqiptari.

Me kënaqësi, kam vënë re se ju personalisht kenibërë diçka më shumë në këtë drejtim duke pajisur me pasaporta të Shqipërisë, personalitete të artit aposportit por besoj fort se kjo duhet shtyrë më tej. Tëgjithë shqiptarët pavarësisht se ku jetojnë në Kosovë, Mal të Zi, Iliridë apo në Diasporë duhet të pajisen me pasaporta të Shqipërisë nëse e dëshriojnë një gjë tëtillë. Publikisht e kam artikuluar këtë ide në median shqiptare por e shoh të domosdoshme t’ju drejtohemdrejtpërsëdrejti duke e ngritur çështjen në nivelinstitucional.

Republikanët e Kosovës, REK si një forcëprogresiste në skenën politike të Kosovës dhe unëpersonalisht si Kryetar i saj, e shohim si tëdomosdoshme pajisjen me nënshtetësi shqiptare tëgjithë shqiptarëve të trojeve.

Është një e drejtë legjitime që do ti hapte rrugënRibashkimit Kombëtar.

Të gjithë Shqiptarët, kudo që ata të jetojnë dheveprojnë të pajisen me një Pasaportë Shqiptare siçe parasheh edhe vetë Ligji për marrjen e shtetësisë së Shqipërisë.

Thuajse të gjitha shtetet Europiane, ofrojnënënshtetësinë e shteteve të tyre për ata të cilët e sjellin një dokument me të cilën mund të verifikohetprejardhja e tyre kombëtare edhe nëse kjo i përketdisa gjeneratave më parë.

Marrim rastin e Gjermanisë, iniciuar nga ishkancelari Helmut Kohl, pas bashkimit të dyGjermanive propozoi pajisjen me pasaporta gjermanepër të gjithë ata që verifikonin prejardhjen edhe tëlargët të origjinës gjermane. Askush nuk u dëmtuanga ky projekt gjerman në mes të Europës, përkundrazi bashkimi i Gjermanisë u kthye nëbazament për një Europë më të bashkuar, më solidedhe më të zhvilluar.

Shqiptarët e Kosovës, Iliridës, Luginës sëPreshevës, Sanxhakut, Malit të Zi, Çamërisë e deri në Turqi kanë dokumentacion që vërtetonprejardhjen dhe gjakun e tyre shqiptar me gjeneratame radhë ndërkohë që kjo përkatësi legjitime, ngaana e shtetit amë/Shqiptar, kjo e drejtë deri më tani juështë mohuar pa asnjë lloj arsyetimi! Në kushtet kurekuilibrat e aleancave dhe marrëdhënietndërkombëtare kanë ndryshuar ne shqiptarët duhet tëjemi në sintoni dhe të përgatitur për këto zhvillime. Vonesat do të ishin vetëm në disfavorin tonë si shtetedhe si komb, e në rast vonese me të drejtë do tëthuhej “ai që vjen vonë, atë e dënon jeta”.

Prof. Faton Kurti

Kryetar i Republikanët e Kosovës, REK

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Edhe BE mbështet studentët

Pas kërkesës së shtuar të studentëve drejt Ambasadave të BE dhe SHBA-së në vendin tonë, …

Leave a Reply

Loading...