Kryefaqja / LAJME / Bosch reagon ndaj Stoltenbergut dhe kryeministres serbe rreth ushtrisë së Kosovës

Bosch reagon ndaj Stoltenbergut dhe kryeministres serbe rreth ushtrisë së Kosovës

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se transformimi i FSK-së në ushtri nuk është duke ndodhur në kohën e duhur dhe është në kundërshtim me perspektivën euroatlantike.

“Pajtohem plotësisht me mikun tim Serwer, pse nuk duhet të ketë ushtri një vend i pavarur? Nuk është kundër askujt (ushtria) dhe është multietnike, nëse Beogradi nuk do të bënte presion te serbët që të mos bashkohen me të. Dhe sigurisht jo një njësi e UÇK-së që duhet çarmatosur, turp për ju znj. Brnabic dhe për luftënxitjen nga ana juaj”, ka shkruar Bosch.

Kryeministri Ramush Haradinaj dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me Stoltenber-un, të cilit i ka konfirmuar se ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor.

Kundër qëndrimit të NATO-s ishte edhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Letër e hapur nga Grupi i heronjëve të Kumanovës: “Do ta ndjekim Gruevskin, Mijallkovin dhe Ali Ahmetin deri në fund të botës! Ne nuk kemi ardhur as për para, e as për përfitime por për të realizuar qëllimin kombëtar dhe për shkak të mosrealizimit të Marrëveshjes së Ohrit.”

Grupi i Kumanovës, përmes familjarëve të tyre ka dërguar një reagim publik. Në këtë reagim …

Leave a Reply