Kryefaqja / LAJME / Vuçiq: Haradinaj ka të drejtë. Çfarëdo që të ndodhë, amerikanët do të jenë në anën e tyre. Ne nuk mund ti ndalim, edhe ushtrinë do ta bëjnë

Vuçiq: Haradinaj ka të drejtë. Çfarëdo që të ndodhë, amerikanët do të jenë në anën e tyre. Ne nuk mund ti ndalim, edhe ushtrinë do ta bëjnë

Vuçiq ka folur për temën e nxehtë, krijimin e ushtrisë së Kosovës, ai akuzon së prapa shqiptarëve qëndron Amerika.

I pyetur për ushtrinë e Kosovës Vuçiç tha:

“Do të vazhdojmë të luftojmë për interesat e popullit tonë. Kam pasur një bisedë të mirë me Jens Stoltenberg, partnerët rusë dhe kinezë. Nuk jam i lumtur për deklaratën e bërë nga ambasadori i SHBA në Kosovë. Është sikur Haradinaj tha se amerikanët do t’i mbrojnë ata, kjo është e qartë. Unë nuk kam thënë kot se Amerika është nënadhe baba e Kosovës”, tha Vuçiq.

Ai gjithashtu komentoi mbi deklaratën e Haradinajt se SHBA do t’i mbrojë ata nëse ushtria serbe hynë në Kosovë.

“Haradinaj ka të drejtë. Çfarëdo që të ndodhë, amerikanët do të jenë në anën e tyre, dhe është koha që ne të qetësohem dhe ta kuptojmë këtë. Ata e njohën pavarësinë e Kosovës dhe ky është fundi i tregimit për ta. Ata janë shumë të fortë, ne jemi të vegjël, në cep të fshatit, aq sa duhet të ruhemi dhe të mbrohemi. Është detyra jonë për të ruajtur paqen, njerëzit dhe interesat kombëtare”, tha Aleksandar Vuçiç.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Letër e hapur nga Grupi i heronjëve të Kumanovës: “Do ta ndjekim Gruevskin, Mijallkovin dhe Ali Ahmetin deri në fund të botës! Ne nuk kemi ardhur as për para, e as për përfitime por për të realizuar qëllimin kombëtar dhe për shkak të mosrealizimit të Marrëveshjes së Ohrit.”

Grupi i Kumanovës, përmes familjarëve të tyre ka dërguar një reagim publik. Në këtë reagim …

Leave a Reply