Kryefaqja / Uncategorized / Ky është amerikani që i dha ‘aminim’ formimit të Ushtrisë së Kosovës

Ky është amerikani që i dha ‘aminim’ formimit të Ushtrisë së Kosovës

Ishte ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett dje i pushoi të gjithë zërat kundër Ushtrisë, duke thënë se është proces i natyrshëm që Kosova t’i ketë Forcat e Armatosura.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë dhënë mbështetje të fuqishme dhe pa rezervë krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kjo deklaratë erdhi vetëm pak orë pasi që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg doli hapur kundër Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se nuk është momenti i përshtatshëm.

Mirëpo, “aminin” Ushtrisë së Kosovës në SHBA ia kishte dhënë dikush tjetër. Bëhet fjalë për sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis.

Kosova e kishte marrë konfirmimin për Ushtri më 29 shtator, kur Mattis në Pentagon priti kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në takimin me krerët më të lartë të Departamentit të Mbrojtjes, kryeministri Haradinaj ritheksoi se Ushtria e Kosovës do të jetë garancë e paqes në vend dhe rajon, multietnike dhe e gatshme për të shërbyer krah ushtrisë amerikane në misione paqësore në botë. Kryeministri Haradinaj e njoftoi sekretarin Mattis për të gjitha të arriturat e vendit, në veçanti për procesin e nisur të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Kështu thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës pas takimit të Haradinajt me Mattis.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Qeveria PD-LSI në 2011-ën kërkuan të vendosej tarifa 9 euro në “Rrugën e Kombit”

Ndërkohë që vendosja e tarifës në Rrugën e Kombit për ata që e përdorin me …

Leave a Reply

Loading...