Kryefaqja / THËNIE / 15 thëniet epike të Esat Stavilecit

15 thëniet epike të Esat Stavilecit

“E pranoj se kam lindur me fat. Fati më i madh i njeriut është të lindësh me fat! Me fat është ta meritosh lindjen! Kush e meriton lindjen, e ka të lehtë vdekjen”!

“Nëse nuk di se kush je, nuk do të dish as kush do të jesh”.

“Kam ecur nëpër një rrugë të mesme, sepse shumë herët më kishin mësuar se mesi është i artë”.

“Lartësia e bjeshkës “nuk matet me sy”, por “me këmbë!”. Në jetën time kam ecur këmbë, që të “mos më mashtrojnë sytë!”

“Jeta është një mësim që “mund të mësohet”, por që “nuk mund të porositet!”.

“Shpresa është “pasuria më e madhe” e atyre që s’kanë asgjë!”

“Ti je ai që të tjerët mendojnë për Ty, e jo ai që mendon për vetën tënde!”

“Asnjëherë nuk kam kaluar në faqën e dytë pa e mësuar të parën! Askush nuk ka mësuar të vrapojë para se të mësojë të ecë!”

“Sillemi me padrejtësi ndaj jetës. Gjysmën e jetës e përmbushim me dëshira, e gjysmën tjetër me paknaqësi për mospërmbushjen e tyre”.

“Kujdes se edhe budallenjtë bëjnë garë: kush është më budalla se tjetri! Edhe budallenjtë bëhen rresht: u prin budallai më i madh!”

“Shoqërohuni me më “të vjetrit”, që të mund të mësoni më shumë; mos “u shisni mend” me të “vegjëlve”, që të dukeni më të mëdhenj!”

“Eshtë politikan i mirë vetëm ai që “bën gjumë të rahatshëm!”.

“Ora nuk është vetëm “për ta mbajtur”, por edhe “për t’iu përmbajtur!”.

“Zgjedhjet vendosin se “kush do të qeverisë”, e jo “çfarë do të jetë qeverisja”.

“Të vdesësh i ndershëm është më shumë se të jetosh i ndershëm”.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Thënie nga Jani Vreto

“Kur luftojmë për mëmëdheun nuk duhet të mendohemi qysh të rrojmë, por si ta mbrojmë …

Leave a Reply

Loading...