Kryefaqja / LAJME / “Jo vetëm studentët,nesër prindërit bojkot punës në administratë”

“Jo vetëm studentët,nesër prindërit bojkot punës në administratë”

Bojkot jo vetëm për studentët, por edhe për prindërit e tyre. Kështu deklaroi sot nga protesta para Ministrisë së Arsimit, një prej studentëve.

Në një prononcim për mediat, studenti tha se ditën e nesërme është rënë akord me prindërit që punojnë në administrata por dhe në institucione të shërbimit publik.

“Nesër prindërit do bojkotojnë punën. Në uzinën e Ballshit, në Fierzë, Koman, Vau i Dejës, duke shkaktuar ngërç shtetëror, që kryeministri t’i bindet studentëve”, -tha studenti. Ndërkohë një tjetër studente tha se 8 kërkesat duhet të plotësohen nga qeveria, si detyra shtëpie për ta.

“Nëse do shkonim të Kryeministria, do të politizohej çështja. Ne nuk jemi në dorë të askujt, as të opozitës. Kryeministri kërkon dialog me ne. Ne kemi shumë ide për të dhënë, por s’jemi ekspertë të çështjes. Ne nuk e kemi për detyrë të tregojmë se si zgjidhen detyrat e shtëpisë”, tha studentja, e cila shprehej kundër faktit që protestuesit të shkonin drejt Kryeministrisë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...