Studentët vijojnë të protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, ndërkohë që prej disa ditësh të vendosur para Kryeministrisë e kalojnë natën aty në të ftohtë, duke mos iu lejuar ngrohja.
Por ata janë shprehrur të vendosur se do të vijojnë këmbënguljen dhe protestën e tyre deri në plotësimin e kërkesave, ku ndër më kryesoret janë ulja e tarifës së studimit, heqja e tarifës shtesë, përmirësimi i kushteve të konvikteve si dhe vetingu i stafit akademik.
Ndërkohë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit publikuan emrat e disa pedagogëve të korrupstuar, të cilët krëkonin para apo favore seksuele në këmbim të notës, në faqen “Me studentat” në Instagram, janë publikuar emrat e 4 pedagogëve, që sipas denoncuesve kërkojnë para apo favore seksuale për të kaluar.
Sipas kësaj faqeje pedagogët e denoncuar janë: Petraq Bruka, Sandër Kovaçi, Shkëlqim Hidri dhe Roland Çerepi.
Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë dha dorëheqje pedagogu i Arkitekturës Thanas Nushi, i cili u demaskua nga studentët, të cilët e konsideronin si “El Padrino”, ndërsa në pankartën ikonike kundër pedagogut shkruhej “Ti vajzë do e marrësh provimin kur ta shohësh tavanin me mua”, duke nxjerrë në pah një nga anët e errëta të tij./faxweb