Kryefaqja / LAJME / Phillips uron Kosovën për ushtrinë: U shpagua mundi i UÇK-së

Phillips uron Kosovën për ushtrinë: U shpagua mundi i UÇK-së

Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, pas themelimit të ushtrisë ka uruar Kosovën, me ç’rast ka thënë se u shpagua sakrifica e UÇK-së për këtë ditë raporton “Zeri.info”.

Në një reagim të tij, Phillips ka theksuar se Kosova duhet të vazhdoj rrugën e saj euroatlantike.

Ja reagimi i plotë i tij:

“Jam duke shkruar për të uruar Kosovën për vendimin e sotëm për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Kjo është një shpërblim për të gjithë ata që sakrifikuan për kombin dhe anëtarët e UÇK-së që luftuan për ta çliruar Kosovën.

Kosova është në rrugën e integrimit drejt strukturave euroatlantike. Pastaj vjen pjesëmarrja në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe pastaj anëtarësimi i plotë në Aleancë.

Urime popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të saj për hapin e madh të sotëm. Urimet më të mira!”/Zëri

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...