Kryefaqja / LAJME / Haradinaj ia përsërit edhe një herë Serbisë: Taksa hiqet në ditën e njohjes

Haradinaj ia përsërit edhe një herë Serbisë: Taksa hiqet në ditën e njohjes

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa kundër Serbisë do të hiqet në ditën e njohjes së Republikës së Kosovës nga shteti serb. Ka thënë se atëherë do të ndodh edhe marrëveshja për tregti të lirë.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pak minuta para se të nisë seanca për dialogun Kosovë-Serbi. Ka kërkuar pjesëmarrjen edhe të LDK-së e VV-së në dialog.

“Ditën kur e heqim taksën, në ditën e njohjes, do të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

“Kjo është vetëm që mos ta lëmë Kosovën në pozitë të pafavorshme”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë se shpreson se në të ardhmen do të marrin përkrahjen edhe të Partisë së Isa Mustafës e Albin Kurtit.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Lajm i mirë nga Kroacia, në Osijek do të hapet shkolla e mesme në gjuhën shqipe

Në qytetin Osijek dhe në rrethinën e tij funksionojnë disa shkolla fillore në gjuhën shqipe. …

Leave a Reply

Loading...