Kryefaqja / LAJME / SPORT / Boksieri shqiptar Uldedaj e fiton titullin botëror WBO dhe shpërthen në lot

Boksieri shqiptar Uldedaj e fiton titullin botëror WBO dhe shpërthen në lot

Jurgen Uldedaj e ka fituar titullin botëror në kategorinë WBO për të rinj, pasi e rrahu boksierin argjentinas Nikolas Leandro Arganaraz, të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Në një meç me kohëzgjatje prej 10 rundeve, Uldedaj ishte më i mirë se argjentinasi në të gjitha rundet, duke e regjistruar fitoren e 10 në karrierë, raporton Gazeta Express.

Uldedaj mbetet i pamposhtur dhe tani kampion i botës për të rinj në WBO.

Në të njëjtën kohë, boksieri shqiptar ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë Arganarazit.

Të tre gjyqtarët votuan në favor të tij 98- 9, 98-91, 98-91.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Boksieri shqiptar e nokauton serbin

Shqipjon Hoti ka arritur për vetëm gjashtë raunde, ta nokautoi boksierin serb, Milosh Jankovic. 21-vjeçari …

Leave a Reply

Loading...