Kryefaqja / LAJME / Pipero: Nëse paratë e studentëve shkojnë për vetura, turp. Bleva vetë bojën e printerit

Pipero: Nëse paratë e studentëve shkojnë për vetura, turp. Bleva vetë bojën e printerit

Pedagogu i mjekësisë, Pëllumb Pipero i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se problemi më i madh në arsim është sistemi i degraduar dhe duhen financime ekstra për ta nxjerrë nga gjendja ku ndodhet.

Pjesë nga biseda:

Pipero: Ky sistem nuk prodhon dot cilësi. Është i keqfinancuar. Ç’është ai filmi që thotë dashke mall të mirë me dy aspra. Nuk bëhet dhe vij tek kërkesa e studentëve. Po nuk u rrit buxheti me fonde emergjente, nuk zgjidhet problemi. Mund të kalohet protesta por nuk zgjidhet problemi. Vij tek pika e dytë, tarifat. Në vetvete nuk është problem tek tarifa por tek transparenca. Nëse ato para kanë shkuar për vetura dhe udhëtime jashtë shtetit dhe për të ruajtur godinat, është turp i bordit të administrimit, rektorëve dhe dekanëve. Dhe nuk kanë shkuar as për lapsa, as për laboratorë, as për konvikte. Studentët e mi janë pa libra sot e kësaj dite. Të gjitha ujërat të çojnë tek libraritë private. Nëse tarifat nuk shkojnë për kushtet, për kërkim shkencor. Vete profesori dhe blen bojën e printerit. E kemi prishur të gjithë infrastrukturën. Nuk mund të bëjmë kërkim shkencor.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Në Parlamentin kroat: Serbisë t’i ndalohet hyrja në BE derisa të pranoj agresionin e bërë

Opozitarët në Kroaci, Hrvoje Zekanoviç dhe Ruza Tomasiç në parlament i kanë adresuar një kërkesë …

Leave a Reply

Loading...