Kryefaqja / LAJME / Bekim Jashari porosi presidentit Thaçi: Mos i prek kufijtë!

Bekim Jashari porosi presidentit Thaçi: Mos i prek kufijtë!

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, shprehet kundër shkëmbimit të territoreve, ide kjo që është e presidentit Hashim Thaçi, dua ia rikujtuar se shkëmbimi i territoreve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e popullit dhe se kufijtë e Kosovës janë të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës. Ai nuk beson se Thaçi do ta bëjë një gabim të tillë. Ai është një ish-luftetar, andaj nuk guzon të harrojë gjakun e shumë brezave që dhanë jetën për këta kufijë.

I pyetur nga Kosova Post, se a ‘guxon’ të jetë në tavolinën e bisedimeve, ideja për shkëmbim territoresh, Jashari si një përfaqësues i familjes që dha më së shumti për lirinë e Kosovës, nuk beson që presidenti Thaçi, do të bëjë gabime të tilla kur dihet se ai ishte edhe vetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare që luftojë në mbrojtje të integritetit të Kosovës.

‘Ideja e shkëmbimit të territoreve është më shumë mediale sesa realitet. Unë dua të besoj se presidenti ynë që ka qenë pjesë e të gjitha proceseve, gjatë luftës dhe përgjatë zhvillimeve të pasluftës, pra, si pjesë e vendimmarrjes, se do të bëjë një gabim të tillë. Nuk besoj që kjo del mirë për vendin tonë sepse Kosova tashmë ka edhe me kushtetutë kufijtë e saj. Është derdh shumë gjak për këta kufijë, nuk besoj se as presidenti e askush tjetër vjen deri tek ndonjë vendimmarrje në dëm të popullit tonë pa pëlqimin e sovranit. Unë besoj dhe do jem optimist në këtë drejtim se pa u ulë në bisedime nuk kemi qare sepse edhe duhet jo vetëm me Serbinë por edhe me vendet fqinje, sepse duhet të ecim përpara dhe te kemi raporte të mira me të gjithë. Unë besoj se ideja e shkëmbimit të territoreve është më shumë mediale sesa realitet’ ka thënë Jashari.

Jashari ka folur edhe për formimin e ushtrisë duke u bërë thirrje të gjitha shteteve fqinje të mos kenë frikë nga ushtria e Kosovës. Sipas tij, Kosova nuk ka qenë asnjëherë nxitëse e dhunës.

“Besoj që çdo qytetarë i Kosovës është ndjerë mirë dhe duhet të ndjehet mirë. Edhe nëse si familje jemi ndjerë jashtëzakonisht të emocionuar duke kujtuar ngajrjet e para 25 viteve, axha, babai por edhe shumë shokë të tyre anekënd Kosovës dhe trojet shqiptare e nisën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që më në fund u zyrtarizua si ushtri e Kosovës e cila shumë shpejtë do jetë pjesë e forcës me të madhe në botë, NATO-s. U bëjë thirrje të gjitha shteteve fqinje qe mos të kenë frikë nga Ushtria e Kosovës. Kosova nuk ka qenë asnjëherë nxitëse e dhunës. Ajo ka mbrojtur vetveten kur ka qenë të mbështetur për muri që është thënie popullore. Na nuk kemi shkuar me ndez luftën në Beograd por ata kanë ardhur mbi ne, po flas personalisht në familjen time në Prekaz hiq me pak se 15 mijë forca ushtarake policore” kujtoi Jashari.

I pyetur se a është bërë realitet ëndrra e familjes Jashari dhe gjithë atyre që dhanë jetën për Kosovën e pavarur, Jashari tha se ende jo, sepse siç tha pos dy vendimeve të rëndësishme siç është pavarësia dhe Ushtria e Kosovës kemi ende zhvillimin ekonomik.

“Ende jo. Kemi edhe ende shumë punë për të bërë. Kemi rini të shkolluar e që fatkeqësisht janë të pa punë. Unë mendoj qe vetëm atëherë, pasi që shteti po ushtria po, të rregullohet edhe zhvillimi ekonomik, të krijohen vende pune që rinia mos të ketë arsye ta lëshojë Kosovën, atëherë mund te themi se u bë realitet ëndrra e familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve që ranë për lirinë e Kosovës’ tha Jashari./Kosova Post/

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Sot vendoset fati i Qeverisë së Zaevit, ja skenaret?

Partia më e madhe në pushtet LSDM sot në Ohër do të mbledh Këshillin Qendror …

Leave a Reply