Kryefaqja / LAJME / KËRCËNIMI/ Thirrje nga Moska: Kosova me ushtri, koha për një “Bondsteel” rus në Serbi

KËRCËNIMI/ Thirrje nga Moska: Kosova me ushtri, koha për një “Bondsteel” rus në Serbi

Analisti rus Viktor Kolbanovski, drejtor i Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe njeri i afërt i Putinit, në një artikull për portalin EADaily tha se Kosova tani ka një vend të veçantë në sferën e interesave të sigurisë kombëtare të Federatës Ruse, dhe se prania ushtarake ruse në Serbi mund të parandalojë intensifikimin ushtarak.

“Rrethanat që situata në Ballkan është vënë në axhendën e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Rusisë më 17 dhjetor, dëshmon për faktin se një rajon hyn në fokusin e interesit të sigurisë ruse kombëtare”, tha Kolbanovski për agjencinë ruse informative EADaily.

Reagimi i tij vjen pas themelimit të ushtrisë së Kosovës me ndihmë amerikane, të cilën Moska, siç dallohet në komentet e Kolbanovksit, e sheh si mundësi për rishpërthim konflikti në rajon, shtoi kësaj dhe irritimin e shprehur së fundi nga fakti se Maqedonia bëhet gati për të hyrë në NATO.

Sipas tij, përveç problemeve ushtarako – politike që provokohen nga zgjerimi i NATO-s në Ballkan, mund të ketë dhe një përshkallëzim konflikti në Kosovë, ku siç thotë, kjo do të çonte në një fluks masiv refugjatësh, rritje të shpejtë të aktiviteteve të grupeve terroriste dhe ekstremiste, si dhe rritjen e trafikut të lëndëve narkotike. Dhe ajo që ngjan si fantazi e njeriut të Kremlinit, shkon më tej kur thotë se “provokimi i një kaosi të përgjakshëm në Ballkan mund të çojë në shpërbërjen e vetë BE-së”.

Kolbanovski vijon më tej kur thotë se “amerikanët ndoshta do ta dëshironin një mësim nga aleatët tyre evropianë, të cilët nuk ndjekin gjithmonë kursin amerikan për të krijuar pozitën si xhandar kontinental edhe Evropës. Por për Moskën, për të cilën shumë vende evropiane mbeten të rëndësishme, ndër të tjera, partnerë ekonomikë, një skenar i tillë është krejtësisht i papranueshëm. Prandaj, konflikti i Kosovës tani ka një vend të veçantë në sferën e interesave të sigurisë kombëtare të Federatës Ruse”.

Ai shtoi se problemi kryesor konsiston në faktin se SHBA është ndihmësja kryesore ushtarake e Kosovës dhe se në rast konflikti, do i diktonte NATO-s sërish qëndrimin nga ana e shqiptarëve siç ka ndodhur në vitin 1999.

“Në këtë skenar negativ, ushtria serbe nuk do të jetë në gjendje për të përballuar etyrat ushtarake të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit”, shpjegon Kolbanovski, që më pas “nxjerr kokën” kur konkludon se rusët duhet të kenë me patjetër një bazë ushtarake në Serbi, e cila, siç thotë ai, duhet të sigurojë kontrollin operacional të situatës dhe t’u vijë në ndihmë ushtarëve serbë në modernizimin teknik të forcave të armatosura të vendit. Ndaj ai, për ta legjitimuar idenë e një baze ushtarake ruse në Serbi, përmend Bondsteel-in në Ferizaj,

“Baza amerikane ushtarake Bondsteel e vendosur në territorin e pushtuar të Serbisë, është bërë qendra de facto e përgatitjes së ndikimit të shqiptarëve të Kosovës. Prania ushtarake ruse mund të sigurojnë Serbinë dhe rajonin…Krijimi i një ekuilibër ushtarak në Serbi, është i nevojshëm si një pikënisje për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Kosovë, si dhe për mbrojtjen e qytetarëve serbë, të cilët jetojnë në territoret e pushtuara”, shprehet Kolbanovski.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Sot vendoset fati i Qeverisë së Zaevit, ja skenaret?

Partia më e madhe në pushtet LSDM sot në Ohër do të mbledh Këshillin Qendror …

Leave a Reply