Kryefaqja / TË NDRYSHME / Kafja apo çaji: Cila është më e shëndetshme

Kafja apo çaji: Cila është më e shëndetshme

Një kafe e nxehtë mund t’jua rritë nivelet e energjisë në mëngjes, përderisa një tas çaj mund t’ju relaksojë pas një dite me stres.

Hulumtimet e fundit thonë se të dyja kanë efekte të mira shëndetësore, dhe nuk ka edhe shumë rëndësi se cilën e konsumoni, transmeton Telegrafi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka hequr kafenë nga lista e produkteve të dyshuara si kancerozë, e gjithashtu disa hulumtime të reja kanë treguar se kafja mund ta shmangë rishfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.

Studime tjera sugjerojnë se kafja mund ta parandalojë edhe Alzheimerin.

Sa i përket çajit, hulumtimet kanë treguar se konsumuesit e çajit kanë më pak mundësi të vuajnë nga kanceri i lëkurës, gjirit dhe prostatës

Çaji i gjelbër, në veçanti, është i pasur me antioksidantë të cilët e limitojnë dëmtimin e qelizave dhe e përmirësojnë sistemin e imunitetit.

Por, a është njëra më e mirë se tjetra?

Ekspertët thonë se kjo është paksa e vështirë të vendoset. Kjo për shkak se është e vështirë të ndahen përbërësit e tyre të ndryshëm, rolin e tyre në dietën tuaj dhe efektet që i kanë në sistemin trupor.

Prandaj, sipas ekspertëve, nuk është se njëra është më e mirë se tjetra, apo njëra shkakton më shumë dëme se tjetra. Konsumimi i tyre në sasi të duhura ndihmon që të keni një trup të shëndetshëm.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Mos me thuaj “selam alejkum “, po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta

Nga Fahri Xharra Ç’ashtë ky za, kjo gjuhë që mbjell, diamante rreth e qark, e …

Leave a Reply