Kryefaqja / LAJME / Vetëm SHBA-ja mund të detyrojë Serbinë që të lërë rehat Kosovën

Vetëm SHBA-ja mund të detyrojë Serbinë që të lërë rehat Kosovën

Po lind pyetjes se si u bejka kjo që pa na njohtë Serbia neve si shtet, ne nuk mund të funksionojmë. Kjo aspak nuk është e vërtet por duhet që të mbyllemi në veri për serbin dhe të hapemi krejtësisht në jug me Shqipërinë.

Në lidhje me atë se apo shpejtohet përmbyllja e dialogut me Serbinë për shkak të Gjykatës Speciale dhe ngritjes së aktakuzave ndër të cilat mund të jetë edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, avokati Tomë Gashi ka thënë për “Bota sot” se puna e Gjykatës Speciale është shumë e vonuar, pasi mjerisht deputet e Kuvendit të Kosovës e votuan ligjin kundër shtetit të Kosovës.

“Në gusht të vitit 2015 deputet Kuvendit të Kosovës e votuan ligjin kundër shtetit të Kosovës, ku për shkaqe të ndryshme u vonua pastaj edhe fillimi i punës i kësaj Gjykate. Dhe askush në të vërtet përpos zyrës së prokurorit special, nuk e din se kush do të jetë i akuzuar tani apo më vonë në Gjykatën Speciale. Por në esencë mund të them se kjo gjykatë është e Serbisë, pasi deri më tani negociatat me Serbinë kanë shkuar në favor të Serbisë e ne dëm të Kosovës”, ka thënë avokati Gashi.

Ai ka thënë se Serbia nuk ka aspak interes që të bëjë trysni që të akuzohen lider të Kosovës të cilët haptas me vetëdije apo pa vetëdije janë duke vepruar në dëm të Kosovës dhe ne favor të Serbisë

“Dhe sikur të zgjidheshin problemet me Serbinë me dialog atëherë nuk ka pas nevojë fare për luftë në Kosovë dhe nuk ka pasur nevojë të digjet Kosova tërësisht nga okupimi serb dhe të vriten mbi 15000 civil shqiptarë. Sepse disave me Serbinë edhe mund të merren vesh dhe ta detyrojnë serbin që ta pranojë Pavarësinë e Kosovës. Ne shqiptaret e Kosovës nuk kemi fuqi ta bindim Serbin që ta pranojë Kosovën shtet sepse në as veten se trajtojmë si shtet serioz dhe sovran.

Politikanet tanë luajnë me lojëra edhe të territoreve jo me Malin e Zi duke i falur mbi 8200 hektar tokë diku rreth 1% të territorit të Kosovës për të ardhur në pushtete disa janë të gatshëm të falin edhe deri 10% e më shumë territor të Kosovës për të mbetur në pushtet. Dhe deri sa këto tema fliten si tema për Marrëveshje me Serbin atëherë Serbia nuk është fare e interesuar që këta politikan shqiptar të akuzohen nga Gjykata Speciale. Se paku jo tani deri sa ka bisedime të tilla , pra lojëra me territore”, ka thënë avokati Gashi.

Ai ka pohuar se edhe vet kryetari i shtetit për të shkuar në një vizit simbolike në veri të Kosovës i duhet angazhimi i qindra forcave speciale policore me armatim.

“ Ai merr me vete qindra forca speciale vetëm për një foto në liqenin e Ujmanit që ai e quan të Gazivodës e që sipas tij na e paska fal Rankoviqi, dhe që tani nuk na duhen këto tri komuna të Kosovës.

“Vetëm SHBA-ja mund të detyrojë Serbinë që të lej rehat Kosovën, se ne nuk kemi as forcë e as dije që mund ta detyrojmë Serbinë që të na lej rehat si shtet duke vajtuar që Serbia të na njeh si shtet sovran. Po lind pyetjes se si u bejka kjo që pa na njohtë Serbia neve si shtet, ne nuk mund të funksionojmë. Kjo aspak nuk është e vërtet por duhet që të mbyllemi në veri për serbin dhe të hapemi krejtësisht në jug me Shqipërinë.

Dhe atëherë të mbyllet edhe frika nga Gjykata Speciale sepse fundi i fundit Hashim Thaçi ka qenë ai që më së shumti e ka shtyrë procesin e krijimit të kësaj Gjykate kundër shqiptarëve në përgjithësi dhe kundër shqiptarëve të Kosovës në veçanti dhe posaçërisht kundër UÇK-së. Diçka që krijon vet nuk duhet të frikësohesh pos nëse dikush të ka dhënë garancinë që vet nuk do të përballesh me këtë që vet e ke krijuar”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Palmer për Shqipërinë: Duhet dialog mes palëve, me rëndësi ngritja e Gjykatës Kushtetuese

Mathew Palmer, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor i tha …

Leave a Reply