Kryefaqja / LAJME / Bekim Jashari: Në zemër do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për dëshmorët e kombit

Bekim Jashari: Në zemër do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për dëshmorët e kombit

Bekim Hamëz Jashari në ditën e Veteranëve ka thënë se me këngë e valle është kujtuar sulmi i parë mbi Familjen Jashari, që ka ndodhur 27 vite më parë.

Ai ka thënë se falë gjakut të Adem Jasharit dhe gjithë dëshmorëve të tjerë, sot Kosova gëzon pavarësinë e saj.

“Sot, pikërisht në ‘Ditën e Veteranëve’, kemi organizuar koncertin në Qendrën e Kulturës ‘Hasan Prishtina’, nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve ‘Shota’ dhe Ansambli ‘Drenica’, për të kujtuar me krenari sakrificën e Familjes Jashari dhe Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, ku falë gjakut të tyre dhe gjithë dëshmorëve anë kënd trojeve shqiptare, sot e gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Në mendje dhe zemër do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për dëshmorët e kombit, do t’i kujtojmë brez pas brezi, ndaj të cilëve do të jemi përgjithmonë mirënjohës”.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...