Kryefaqja / LAJME / Pas taksës 100 %, 74 milionë euro më pak mallra nga Serbia dhe Bosnja

Pas taksës 100 %, 74 milionë euro më pak mallra nga Serbia dhe Bosnja

Që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës, këto dy vende kanë pësuar humbje të madhe ekonomike.

Sipas të dhënave zyrtare të Dogonës së Kosovës, efekti i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat mbrojtëse 10 për qind dhe 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja është 74 milionë euro.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha i cili në një pronocim për Indeksonline ka thënë se nga kjo, 62 milionë nga Serbia apo 14 % më pak import , ndërsa nga Bosnja janë 12 milionë euro më pak apo 15 për qind më pak import.

Të dhënat janë analizuar pas përmbylljes së vitit 2018.

‘Sipas te dhenave zyrtare te Doganes se Kosoves , efekti i vendimit te qeverise se Kosoves per masat mbrojtese 10% dhe 100% per mallrat me origjine nga Serbia dhe Bosnja eshte 74 milion euro , ku nga kjo 62 milion euro nga Serbia apo 14% me pak import ndersa nga Bosnja jane 12 milion euro apo 15% me pak import. Keto te dhena jane zyrtare te dates 1 Janar 2019 ku eshte bere nje analize nga Dogana per te dhenat e importit per vitin 2018 dhe krahasuar me 2017’, janë të dhënat zyrtare të Doganës.

Ndryshe, duhet cekur, se nga dita e djeshme sipas vendimit të Qeverisë taksës 100 për qind do iu nënshtrohen të gjitha produktet që vijnë nga Serbia, pra, edhe produktet me origjinë ndërkombëtare.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Vendi i rrallë kur ruhet shqipja e vjetër

Zbuloni gjuhën ilire… Arkeologët italianë e francezë tregojnë mbishkrimet, lidhjet me shqipen, fjalët e vjetra, …

Leave a Reply

Loading...