Kryefaqja / OPINION / Të ardhurat personale duhet të ngritën minimum në 250 euro

Të ardhurat personale duhet të ngritën minimum në 250 euro

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Oda Ekonomike e SHBA-së doli kundër ngritjes së të ardhurave minimale nga 170 në 250 euro. Kjo Odë kërkon nga Qeveria që kurrsesi mos të ngritën të ardhurat e tilla minimale. Kjo dukuri është tejet e dëmshme e OEA-së. Sektori privat ka krijuara pasuri të mëdha dhe tërë kjo po bëhet me faktin e eksploatimit të egër të punëtorëve të nivelit të gjerë e që jetojnë me nga 130-170 euro.

Nuk po investohet në vende të reja të punës

Thuhet se firmat private, si: ‘ETC’, ‘HIB’, ‘Lesna’, ‘Devolli’, ‘Albpetroll’, ‘Albi mall’, ‘Dukagjini’ etj., kanë krijuar pasuri të lartë dhe të njëjtën po e bartin jashtë Kosovës. Shumë prej tyre kanë fitime milionëshe në muaj. Kanë nga 5 e më shumë shtëpi. Në Kosovë, në Shqipëri, në Serbi, në Mal të Zi, në Kroaci e deri në Dubai dhe në vende të tjera. Kështu kanë ndërtuar edhe në Zvicër. Investimet jashtë Kosovës janë në trend. Pra, ky fakt tregon se ata po fitojnë mjaft dhe mbi normalen. Ndërsa, masat punëtore po trajtohen si skllevër. Madje, edhe më keqe se në skllavopronarizëm, ku vetëm bukë për jetë kishin. Me të ardhurat e tashme as buka nuk sigurohet. Ata paguhen shume dobët dhe nuk kanë as sigurime shëndetësore dhe as sigurime pensionale dhe invalidore. Po këta shfrytëzohen ashpër. Punojnë nga 10 e 12 orë në ditë.

Pa pushime dhe pa asnjë mbrojtje në punë. Të tillë janë rreth 200 mijë punëtorë në Kosovë. Mbi këtë eksploatim është krijuar një pasuri e madhe dhe oligarkët mafiozë të tillë jetojnë në jahte private, nëpër Mal te Zi e në Kroaci, duke udhëtuar nga një metropol në tjetrin. Kryesisht në vendet ku ka shpenzime shumë të larta. Nuk po investohet nga këta mafiozë në hapjen e vendeve të reja të punës. Kosova po lihet nga këta prapa. Ndërsa, pasuria e Kosovës bartet kryesisht në Serbi dhe në vende të tjera me forme e me mjete të ndryshme financiare dhe për jetë përrallore. Duke e ditur këtë nuk duhet mbrojtur ekonominë private në fushën e tillë. Përkundrazi!

Është bërë mjaft tolerancë me këta oligarkë

Qeveria e Kosovës kërkohet të shtojë të ardhurat personale në minimum prej 250 euro dhe të thellojë kontrollin e mbajtjes së orarit të punës sipas kontratës. Kërkohen masa juridike dhe ekonomike kundër çdokujt që nuk e mban dhe nuk e respekton kontratën e punës. Është bërë mjaft tolerancë me këta oligarkë. Ata nuk njohin masa juridike të punës. Janë të pamoralshëm dhe të pangopur nga përfitimet dhe shfrytëzimet. Ata i njohin vetëm masat penale në fushën financiare. Këtë e di edhe OEA. Po pse ky qëndrim?

Mendoj se është pa bazë juridike dhe në kundërshtim me zhvillimet ekonomike dhe sociale. OEA duhet ta dijë se Kosova është vend social. Dhe pa realizimin e interesave sociale nuk mund të ecet. Punëtorët kanë nevojë për mbrojtje në punë dhe për orar të rregullt të punës. Kanë nevojë për mbrojtje sociale dhe shëndetësore. Kanë nevojë për sigurime pensionale e invalidore, për pension të familjes. Kanë nevojë për pushim ditor, javor dhe vjetor. Ka gjinia femërore nevojë për mbrojtje para dhe pas lindjes. Kanë nevojë për të ardhura që u garanton minimumin e jetës. Janë këto çështje themelore për jetë. Pa to jeta nuk ka kuptim.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Për Erdoganin Asimilimi i turqve në Gjermani është krim, ndërsa asimilimi i shqiptarëve në Turqi është ‘sevap’!

NGA KLAJD KAPINOVA Erdogan në uniformë ushtarake duke u këshilluar me ushtarakët e vet për sulme …

Leave a Reply