Kryefaqja / OPINION / Taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk duhet të largohet pavarësisht presioneve të BE-së

Taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk duhet të largohet pavarësisht presioneve të BE-së

Albert Spahiu

Vendosja e taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovë për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina para më shumë se një muaji ka dhënë efektet e veta. Përveç reagimeve të Serbisë, taksa ka ngjallur edhe reagimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian të cilët kanë kërkuar që taksa të hiqet.

Por pavarësisht presioneve nga Bashkimi Evropian për taksën ajo sipas njohëseve të ekonomisë nuk duhet të hiqet.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, tha për Telegrafin se taksa 100 për qind, e vendosur nga Kosova është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-së dhe MSA-në.

“Sa i përket tarifës pozicioni ynë është i qartë: vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, është shkelje e qartë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë (CEFTA) dhe Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (MSA) ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini e ka përsëritur edhe në takimin e 8 janarit urgjencën që kjo taksë të tërhiqet”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Komisionit Evropian Maja Kocijançiq.

Por se taksa nuk do të larghohet e ka thënë disa herë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, pa e njohur Serbia, Kosovën.

“Ne jemi të gatshëm sot ta heqim taksën, nëse Serbia na njeh”, kishte thënë Haradinaj gjatë të martës.

Edhe, ish-drejtori i Doganës së Kosovë, Naim Huruglica, tha për Telegrafin se presionet për heqjen e taksës janë të paarsyeshme.

“Presionet janë të paarsyeshme dhe nuk besoj se ka arsye të hiqet taksa. Është e paarsyeshme që Qeveria ta heq taksën derisa nuk sheh përmirësime nga ana tjetër”, tha për Telegrafin, Huruglica.

Ai tha se vendimi për taksën është marr nga Qeveria dhe nga ajo duhet të vendos për të.

“Realisht vendimi është i qeverisë dhe në Kushtetutë dhe sipas të drejtës qeveria e ka marr këtë vendim dhe mendoj se vetëm qeveria mund ta tërheq. Ky vendim është marr me pretekstin se eksportuesit kosovar po hasin vështirësi në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë”, tha Huruglica.

Ndërsa, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha për Telegrafin se barrierat duhet të eliminohen.

“Në qoftë se mendohet të ketë një marrëveshje për normalizim të mbështetur nga miqtë ndërkombëtar, qoftë nga Evropa apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, barrierat duhet të eliminohen dhe do të vijë një kohë, siç u tha në Bruksel por jemi duke dëgjuar çdo ditë e më tepër që duhet avancohet dialogu, të argumentohet dhe se problemet t’i takojnë së të kaluarës”, tha për Telegrafin, Gërxhaliu.

Ndryshe nga vendosja e taksën më 6 nëntor prej 10 për qind e pastaj 100 për qind më 21 nëntor 2018, ndikimet kanë qenë 65 milionë euro më pak mallra të importuara nga Serbia. /Telegrafi/

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kush ishte ushtari shqiptarë, i vlefshëm sa 500 ushtarë kroatë?

-Kisha krijuar përshtypjen se luftëtarët si Bekim Berisha nuk mund të vriteshin kurrë Nexhmedin Spahiu …

Leave a Reply

Loading...