Kryefaqja / LAJME / Gjermania përkrah Kosovën për liberalizimin e vizave, thotë se ka përmbushur të gjitha kushtet

Gjermania përkrah Kosovën për liberalizimin e vizave, thotë se ka përmbushur të gjitha kushtet

Michael Roth, Sekretar i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, ka thënë se Kosova, i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai madje ka thënë se Gjermania, do të lobojë fuqishëm për Kosovën në Bruksel.

“Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Twitter, transmeton Koha.net.

Megjithatë, në prioritetet e liderëve kosovarë për vitin 2019, liberalizimi i vizave mungoi. Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përparimet në procesin integrues evropian, u theksuan si prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019.

Shpresa e kosovarëve për liberalizim vizash është viti 2020, nëse jo 2019-ta.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Turpi/ Rama heq nga “Projekti-2019”, restaurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, kushton sa vaska që ka në zyrë Belinda Balluku!

Akoma më turp e skandal, është fakti, që sipas informacionit kofidencial; të ardhur nga Drejtoria …

Leave a Reply