Kryefaqja / OPINION / Ngrihuni, përmbysni kriminelët që u kanë vënë nën zgjedhë

Ngrihuni, përmbysni kriminelët që u kanë vënë nën zgjedhë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Djali im 3 vjeçar e pa Edvin Kristaq Ramën në YouTube dhe më tha: “Babi, shiko kazani”!

***

Nëse e shihni se unë jam duke ëndërruar mos më zgjoni. Nëse e shihni se unë jam zgjuar, mos më leni të fle.

Shqiptari indiferent hyri në zgjedhë vullnetarisht, u nënshtrua. Kur ai nuk do të jetë më i aftë të zemërohet për shtypjen e egër nga sunduesit e nga pushtuesit, nga padrejtësitë dhe shfrytëzimin e pamëshirshëm, natyra do t`i shkatërrojë. Deri atëherë, do të ketë një shpresë, vetëm nëse ngriheni (menjëherë) që t`i hiqni qafët ata bërllok. Qytetërimet nuk vdesin sepse janë vrarë, por sepse kryejnë vetëvrasje.

***

Ndalojeni vdekjen e shqiptarisë!

Ai që ka luftuar dhe paguar shtrenjtë për të mposhtur armiqtë barbarë, çliruar dhe lulëzuar vendin, nuk është i gatshëm të heqë dorë nga liria dhe përgjegjësia, të fituara me çmimin e pellgut të gjakut që është derdhur në çdo pëllëmbë të tokave hyjnore arbërore. Nuk heq dorë për hir të skemave apo programeve, për një shkollë, rrymë apo klan, sidomos jo për hir të një kaste klounësh kriminel antikombëtarë.

Atdhetarët e vërtetë akoma nuk kanë vdekur. Gjenden në të gjitha anët e rruzullit tokësor. Ne jemi këtu që të përkulemi për ata heronj që nuk kanë rënë dakord të vdesin pa nder.

***

Protokolli për një politikë vetëvrasëse.

Nëse dikush ka nevojë për më shumë konfirmime, se politik-bërësit shqipfolës janë kriminelë të çmendur, dhe pa aftësinë për të kuptuar atë që ata kanë vendosur për të menaxhuar, le të shikojnë në çfarë situate e sollën vendin.

Thuhet se njerëzit kanë udhëheqësit që meritojnë, dhe sigurisht që ka diçka në të. Por duhet të lejohet të pyetet se çfarë gabimi kanë bërë shqiptarët për të merituar përfaqësues të zgjedhur si këta bërllok aktual?

***

Shqiptaria po përkeqësohet. A ka kaluar koha jonë?

Mafiozët e vjedhin, shesin, shkatërrojnë vendin pasi nuk i frikohen aspak popullatës indiferente. Kriminelët e kanë mësuar taktikën të vinë në pushtet dhe e dinë strategjinë të mbeten aty.

Ka gjëra që ju nuk mund të bëni. Ka gjëra që mund të bëni. Ka gjëra që duhet të bëni.

Kur ti bëhesh një kukull dhe një marionetë rrethanash në të cilat nuk përfaqëson anën tënde (vendin), por atë që armiqtë e tu u thonë për ju, në atë moment ti veç je bërë një kloun i çmendur dhe tradhtar të cilin e përbuzë gjithë bota.

Kur ndonjë politik-bërës mafioz vdes, shumë njerëz vijnë në funeralin vetëm për t’u siguruar që ai vërtet është varrosur.

***

E pabesueshmja është e vërtetë! Shqiptarët vazhdojnë të mbeten lojë mizore e natyrës. Nuk reagojnë vrullshëm edhe kur mafiozët e tipit Hashim Taçiç psikopatit, Edvin Kristaç Ramë nudistit, Baton Haxhi Qamil qafirit etj “korrigjojnë kufirin” edhe të asaj toke që ka mbetur pa u copëtuar nga barbarët.

Një vend sovran nuk mund të lejojë që territori i saj të jetë zonë e lirë për agjentët e huaj. Pra, obligimi juaj atdhetar-kombëtar është ta luftoni kështjellën e tradhtisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Çlirojeni vendin nga ajo kastë me analfabetë dhe kriminelë të çmendur, por edhe kodoshë, manipulues, mashtrues, gënjeshtarë, të pamoralshëm, pedofilë, pederastë, të gërditshëm, të paburrëri, servil, jokombëtarë, tradhtarë, legenë, bërllok, përqeshës, përçmues, fyes, përbuzës, u mungon devotshmëria, mungesa e përkushtimit, mospërfillës, i poshtër, i vrazhdë, i paqytetëruar, i pafytyrë, i ngathët, qurrash, kokëfortë, i tepruar, i sëmurë mendsh, i bezdisshëm, gojëndyrë, i paturpshëm, i pakujdesshëm, i pabindur, i padisiplinuar, i pasjellshëm, i paedukuar, i pabesë. A kam harruar diçka?

O shqiptarë! Ju duhet të keni guximin për të shpëtuar Atdheun. Dilni përballë tradhtarëve për të shmangur copëtimin e mëtejshëm të çdo pëllëmbe të tokës pellazge/ilire/arbërore.

Ndonjëherë është koha për të përveshur mëngët dhe vetëm të shtysh gjithçka para teje. Ti mund të dorëzohesh para vështirësive, të të vije keq për veten tënde dhe të pranosh pasivisht atë që mund të marrësh. Ose mund të luftosh për të vendosur vet se çfarë do të përmbajë jeta jote.

***

E dua pakufishëm vendin e rrënjëve të mia, atdheun e gjyshërve të mi, Shqipërinë (natyrale-origjinale). Edhe pse jam më pak i vetëdijshëm për këtë. Edhe pse nata më e ulët ishte e rrethuar nga hipokrizia e dikujt tjetër. Edhe pse para çdo padrejtësie dhe tradhtie që i bëhet unë dridhem sikur të ishte e para.

A ka “dikush nga lart që sheh çdo gjë …”? A do të ketë një horizont të ri, pikërisht atje, midis atyre kodrave të thyera dhe të vuajtura? Alkimia e shpresës dhe e jetës.

***

Kushdo që shkon me fener në errësirë, ai nuk i sheh yjet.

Mos e besoni errësirën kur drita zbret poshtë,

në kapjen e muzgut.

Ajo është gjithmonë diku në tokë,

lindja e diellit.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Tri kërkesa serbiane për ta kthyer pavarësinë e Kosovës në pazar

Shkruan: Prof Dr Hakif Bajrami  Zotëri President Hashim Thaçi, nuk është vonë të largohesh nga …

Leave a Reply