Kryefaqja / TË NDRYSHME / Migjeni: Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona, e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne

Migjeni: Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona, e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne

Blasfemi.

“Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne,
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s’iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.

Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme..
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpiat tona perdhecke..
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme..
O pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!

Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve.
Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të priftave, hoxhallarve,
O, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!

Mbi kështjellat mijvjecare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë vare pa shpresë simbojt e shpresave të humbune,
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pendueme,
kur kështjellat mijvjecare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.”.

[ Migjeni ]
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Mos me thuaj “selam alejkum “, po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta

Nga Fahri Xharra Ç’ashtë ky za, kjo gjuhë që mbjell, diamante rreth e qark, e …

Leave a Reply