Kryefaqja / HISTORI / Gjithçka e mbarë për Greqinë erdhi nga Epiri shqiptar

Gjithçka e mbarë për Greqinë erdhi nga Epiri shqiptar

Shfletimi i shtypit të huaj për shqiptarët është gjithmonë kërshërindjellës.

Mes njohjes dhe mosnjohjes së shqiptarëve, vendit të tyre dhe kauzës për një shtet të mëvetësishëm janë me mijëra artikuj, reportazhe e përshkrime të gazetarëve të huaj.

Portali Konica.al kësaj radhe sjell një pasus interesant të botuar në faqet e gazetës «Mexico Missouri message», i datës 17 shkurt 1916.

Artikulli ka për subjekt Epirin, që kishte mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë, potencialin e tij në resurset njerëzore.

«Duke ndenjur në Epir, ku kultura greke qëndron në qytete, ku edhe shqiptarët myslimanë të maleve shkruajnë (kur dijnë të shkruajnë) me shkronja greke, asnjë ndikesë e jashtme nuk ka çikur jetën e brendshme të këtij populli të veçantë».«Në të vërtetë, individë shqiptarë kanë dhënë talentet e tyre për të sjellë bashkim ose rend për jetën e popujve të tjerë. Gjysma e kapedanëve në tokë dhe det në luftërat greke për pavarësi ishin shqiptarë nga Epiri apo nga ishujt. Krispi erdhi nga një ngulim shqiptar në Sicili; familja khedive iu mbivendos Egjiptit; i fundmi vezir i madh i regjimit të vjetër në Turqi ishte një manjat shqiptar nga jugu», shkruan artikulli.

Tutje, artikullshkruesi amerikan nënvizon disa nga të metat që pamundësonin kapacitetet e popullit shqiptar.

«Por pa një kishë dhe letërsi anëtare, pa asnjë fushë lokale për udhëheqje shtetërore nuk është përdorur për talentet e këtij populli që sigurisht se nuk është me më pak dhunti nga popujt e Ballkanit. Deri vonë një shqiptar i arsimuar ishte një shqiptar i shkuar huq». /konica.al/

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Vojsava Tribalda Kastrioti, gjak i pastër arbëror

Nga Brunilda Ternova sjellim një sërë të dhënash, që sipas saj dëshmojnë qartë që Vojsava Triballi …

Leave a Reply

Loading...