Kryefaqja / KULTURË / ETIMOLOGJI MBI FJALËN “BUKË”

ETIMOLOGJI MBI FJALËN “BUKË”

Gjuha shqipe, etimologji mbi fjalën “Bukë”
Gjuha e mbarë njerzimit, sigurisht që ka një fillesë, ka një origjinë, një  bërthamë, nga ku dolën “Bëlbëzimet” e para, tingujt njerzor, gërmat-simbol, elementë të së tërës-shëmbëlltyra, krijuar natyrshëm, pavetdije, thjeshtë në mes luftës për egzistencë, buroi kjo gjuhë mbi të vetmin dhe nga e vetmja “Dritë” ekzistente në universin tonë, buroi kjo gjuhë si ujët e kulluar të “kroit” dhe ashtu duke u rrukullisur në rrugë e sipër në udhën e “stisur” u gjend e bërë për të mos humbur kurrë!
Gjuha është hyjnore, ajo është magjike dhe më shumë se aq, gjuha është diellore, një e vetme dhe ende qëndron e tillë, ajo “endet – thuret”  mbi të njëjtën bazë, mbi të njëjtin gur themeli.
“Shqipja-zog-simbol i të madhit Zeus” dhe në gjuhën e po kësaj shqipe, Bukës i thonë “BUKE”
Eshtë kjo fjalë nga më të hershmet, gjendur, shkruar e dokumentuar, “BEC(H)” frigase “Bek” përmendur edhe nga Herodoti në anektodën e tij me faraonin Psammetich mbi fjalën, Bukë”. Ky emërtim i hershëm “BEK = BUK” gjendet pronë e fjalorit të gjuhës së lashtë – shqipe.
Buka mer formë e quhet “bukë” kur miell i zënë “BRUM”, masë e “qullët” -bullamaçi, vendoset në forma rrethore ose kubike dhe piqet në furrë apo në mjete të tjera pjekse. Në gjuhën shqipe kemi shumë fjalë të cilat tregojnë një send, apo diçka tjetër materie të fortë, fituar nën proçesin e “pjekjes” ashtu si; Hekur, Piekur, Thekur, Djegur, etj.
Vërejmë se kemi një rrënjë bazë të pandryshueshme tek fjalët e sipërpërmendura dhe pikërisht rrënja “EK” (Ech) ashtu si tek emërtimi i lashtë i fjalës Bukë = Bek (Bæch)Dimë se rrënja e të parës shqipe “Ok” do të thotë; “Kokë, (krye), kock, kosk, koce, okër, kokër, kodër etj.Pra fjala bukë ka kuptimin “e brumit-qull të pjekur”.
Zhuzepe Krispi, na ofron fjalën “kodër” për fjalën “bukë” por kjo në fakt ka të bëjë më tepër me formën e saj, pavarsisht se kjo fjalë ka për rrënjë fjalën “Ok<>Ko” (Och, ox) Ndërsa studiuesi Gustav Mayer, sjell shembuj pa mbarim dhe rrënjë të vjetra IE duke e krahasuar fjalën shqipe  “Bukë” me shume gjuhë të ndryshme me qëllimin e vetëm për ta rëzuar si fjalë të gjuhës shqipe, por nuk mundet, e si përfundim e pranon si fjalë të lashtë “(Buc)-Bus” të afërt me latinishten; “Bucca = Gojë” me K-qiellzore …. (f.96-97)Pra sipas të “famshmit” Gustav ne shqiptaret i themi Bukës–Gojë???

Thamë më sipër; Brum – i qullët + Pjek = Bukë.Në gjuhën hyjnore shqipe, të keqmësuar tashmë na thuhet se ka shume fjalë të ashtuquajtura “turke” më se normale edhe kemi, por jo aq shumë sa ka turqishtja fjalë të shqipes në fjalorin e saj, – kjo një tjetër temë.
Po përmendim dy fjalë tashmë të tilla “Çyrek ose çurek” por edhe “byrek, burek”Fjalë të përbëra edhe këto të cilat kanë në përbërjën e tyre fjalët” Qull + Ek  = Qullek – Qurek – Çurek, e njëjtë edhe me  fjalën tjetër “Burek”,  por në këtë rast kemi të bëjmë me një nga sinonimet e fjalës shqipe, “Qull” e pikërisht me fjalën “Bull, (bullamaç), Bull, Bur, (pure)” pra kemi; Bur – Ek = Burek.E njëjta  gjë ndodh edhe me fjalën shqipe; “Kulaç” Aty kemi fjalët; Qull, Kull + Ek = Kulaq, Kulaç. [(Këtu kemi të bëjmë edhe me formën *kul, (kulpër)kular, përkul <>lak, lakuar formës së kulaçit)]
Fjalët e gjuhës shqipe si në asnjë gjuhë tjetër, ruajnë apo sjellin të njëjtin kuptim apo sinonime të fjalës më të parë edhe duke i lexuar në anagramë.Psh; fjala: “Qull<=>lluq = Lluc = llaq, llaç dhe tek fjala: “Bull” bullamaç kemi: BULL<=>LLUB, (Llum’) Llap-Llapavec, por edhe “Baltë”Ndërkohë duke ditur barzvlerën e gërmës Ll = R, ose Rr, kjo ndodh në të gjitha rastet kur masat e qullta tjetërsohen pra kur ato n/gurtësohen, thahen në Diell, piqen në fura etj. Shkronja “L” zakonisht kalon në “R”
Vini re me kujdes krahasimet e mëposhtme në disa gjuhë të huajaShqip …………………… Angl ……………….. turke …………….. greke …………..Buke …………………… Bread……………….. ekmek ……………. psomi ………….Buke e pjekur ………. Baked Bread ……. pişmiş ekmek ….psiméno psomí
Duket qartë  se fjala “bukë” e shqipes në gjuhën angleze turke por edhe në atë greke ka kuptimin “Bukë = Pjek, pjekës-buke, pra Fjala Bukë dhe Pek> “Pjek” janë e njëjta fjalë:

  • Shqip: … Bukë = Bukë, Buka.
  • Angl: ….. Bukë = Bakery – Pjek, pjekse.
  • Turke: ….Bukë = Firn, pjek, pjekur, pjekse.
  • Greek: … Bukë = Artopoieío, pjekese, furrë

Pra, Qulli – brumi i miellit i Pjekur = Bukë.
Në gjuhen e re greke kemi bashkimin e dy fjalëve, të saj përkatësisht: Ps + om’ = Psomi, ku; (ψ)-Ps = Pjek dhe Om = Brumë (omogjene) mjell *bër(um)ë; brumë i Zënë = Zumi. (ζύμη).

Kjo është gjuha e “Zogut – Shqipe” dhe fjala e saj e lashtë gjendur edhe tek fisi i Brigjeve – Frigjease; BEEK = PEEK (PIEK) BEK = BUKË.Qoftë e “Bekuar Buka” e jonë, ushqimi ynë kryesor dhe i përditshëm, dhuratë e Zotit, i cili e pagëzoi atë me emrin e Vet … 

Aleksander HasanasKorçë 

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

‘Forca dhe besimi yt nuk kanë moshë’

Nga Nënë Tereza Ki gjithnjë parasysh se lëkura rrudhet,flokët thinjene ditët bëhen vite. Megjithatë ajo …

Leave a Reply