Kryefaqja / LAJME / Remi: Kosova është pjesë e Shqipërisë, e dëshiroj bashkimin

Remi: Kosova është pjesë e Shqipërisë, e dëshiroj bashkimin

Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Komandant Remi, në një intervistë për emisionin pressing të T7, foli rreth Gjykatës Speciale si dhe zhvillimeve aktuale politike.

Sa i përket intervistimit nga Gjykata Speciale ai përsëri deklaroj se pyetjet ishin shumë serioze, por edhe unë u përgjigja shumë seriozisht. Nuk kemi çka fshehim sepse luftën e kemi bërë për lirinë e vendit dhe nuk kemi bërë asgjë kundër rregullave.

Kur u pyet rreth zhvillimeve aktuale politike, ai tha se ju e dini që unë jam për shtete etnike. Shtet etnik nuk do të thotë pa pakica por si Gjermania psh. aty jetojnë edhe shqiptarë por shteti është i gjermanëve. Kosova si shtet është krijuar si kompromis por nuk po ka sukses ashtu siç nuk kanë pasur sukses Bosnja e Maqedonia. Një pakicë prej 3% na e bllokon shtetin. Në Ballkan po krijohet ambienti i shteteve etnike.

Ai foli edhe rreth idesë së korigjimit të kufirit që e paraqet Presidenti Thaçi, duke konkluduar se ato çfarë i thot në publik, për mua janë në rregull. Besoj në marrëveshje me Serbinë dhe duhet të arrihet, ndërsa ne pastaj do të jemi shtet funksional. Për mua Kosova është pjesë apo krahinë e Shqipërisë dhe e dëshiroj bashkimin./Fokusi.info/

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Parashikon Baton Haxhiu: Vetëvendosje do t’i shtohet skenës politike në Shqipëri

Baton Haxhiu deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do të kyçet në skenën politike në Shqipëri.I ftuar …

Leave a Reply