Kryefaqja / INTERVISTA / “Politikanët e korruptuar të shkojnë pas hekurave’, Marin Mema ‘shpërthen’ ashpër kundër partive politike: Po i masakroni shqiptarët

“Politikanët e korruptuar të shkojnë pas hekurave’, Marin Mema ‘shpërthen’ ashpër kundër partive politike: Po i masakroni shqiptarët

Situata në Shqipëri fokusuar tek shifrat alarmante të ikës së shqiptarëve nga Atdheu ishte pjesë e bisedës së gazetarit Marin Mema në studion e “A Show”. Burgosja e politikanëve të korruptuar, thotë Marin Mema, do e bënte qiellin më blu dhe të ardhmen më të mirë.

Adi Krasta: Duket sikur në mënyrë ciklike Shqipëria përsërit një lloj armiqësie me veten. Është sot e vështirë të punosh në televizion, është e vështirë të komunikosh me njerëz që janë botues, militantë, njerëz që dashurojnë parti të caktuara?

Marin Mema: Shqiptarët të ndahen nga militantizmi partiak. Shqipëria është në këtë stad për shkak të partie. Për mua ka nevojë për një ri kompozim të mënyrës se si funksionon. Partitë politike po i masakrojnë shqiptarët në një vend që mund të jetojnë shumë më mirë. Unë jo më larg se para 3 javësh po udhëtoja drejt Brukselit, kisha në avion mbi 20 djem që do iknin për të mos u kthyer më. Kjo është e dhimbshme. Këtu ka mundësi të krijohet një ardhme më e mirë.

Adi Krasta: Ty personalisht nuk të ka shkuar në mendje të largohesh nga Shqipëria?

Marin Mema: Mua jo, do vazhdoj të përpiqem të kontribuoj që ky vend të ecë përpara.

Adi Krasta: Je për një ndryshim qeverisje pas dy vitesh?

Marin Mema: Do kisha parë në sens shumë pozitiv që të gjithë politikanët e korruptuar të shkonin pas hekurave. Për mua aty fillon gjithçka të bëhet më e bukur, qielli do jetë më i pastër dhe e ardhmja bëhet më e mirë.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Marin Mema: Përveç çështjes çame, duhet trajtuar edhe çështja arvanitase

Gazetari Marin Mema i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se me palën …

Leave a Reply