Kryefaqja / OPINION / Marin Mema: Jam kundër shkëmbimit të territoreve shqiptare me territore shqiptare

Marin Mema: Jam kundër shkëmbimit të territoreve shqiptare me territore shqiptare

Gazetari i njohur, Marin Mema i ftuar pak minuta më parë në ‘A Show’ ka folur për disa nga çështjet më aktuale që po kalon vendi ynë.

Mema ka filluar me protestën e studentëve dhe ka thënë që nuk kanë lidhje me politikën.

Studentët nuk kanë lidhje me politikën. E ardhmja nuk ka lidhje me politikën. Deri më sot kam vendosur të mos jap mendime, studentët duhet të vendosin vetë. Kemi nevojë sot për të vendosur për të ardhmen’, tha Mema.

Ndër të tjera ai ka folur dhe për situatën e shkëmbimit të territoreve në Kosovë, për ekzistencën e një marrëveshje të fshehtë të nënshkruar mes Prishtinës e Beogradit. Duke u shprehur:

‘Unë një javë më parë isha në Kosovë dhe aty takova njerëz të mbijetuar dhe të masakruar në vitet 1998-1999. Janë mbi 15 mijë civilë që janë masakruar në mënyrë të pafajshme dhe dua të citoj fjalët e njërit prej të mbijetuarve. Ai tha na vranë, na masakruan dhe sot thonë na kërkoni dhe falje. Unë jam kundër ideve që shkëmbejnë territore shqiptare me territore shqiptare. Sot nuk janë shqiptarët e Kosovës ata që duhet të kërkojnë falje, por është Serbia që duhet të kërkojë falje përballë qytetarëve shqiptarë të Kosovës’.

Gazetari gjithashtu shtoi se ky vend do të eci përpara në momentin që partitë politike do të thonë se do të bëhet.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kosova pa hapesiren e vete territoriale kurre mos u fute ne UE dhe ne OKB

Shkruan: Muhamet Kelmendi Per cdo dite dalin lakejte e mallengjyar gjoja pas UE dhe OKB …

Leave a Reply