Kryefaqja / LAJME / Ministria e Mbrojtjes flet për anulimin e vizitës së gjeneralit Timothy Orr

Ministria e Mbrojtjes flet për anulimin e vizitës së gjeneralit Timothy Orr

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral majori Timothy Orr ka paralajmëruar anulimin e vizitës së tij të paraparë për datat 16=18 shkurt, për nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Periskopi ditë më parë kishte raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin hapa për rishikimin e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, kjo për shkaktë vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos pezulluar taksën e vënë ndaj produkteve serbe dhe ato boshnjake.

Sot nga presidenca e Kosovës u konfirmuar raportimin e Periskopit, dhe fakti se presidenti Hashim Thaçi ka marrë një letër informuese për anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan. Nga Ministria e Mbrotjjës ndërkaq është thënë sot se ka paralajmërim për anulim të vizitës por jo edhe më tepër.

“Krejt çka mund të them është se: Kemi paralajmërim për mundësinë e anulimit të vizitës së Komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës. Presim që kjo vizitë të realizohet në të ardhmen sepse këto vizita janë shumë të rëndësishme për ne”, është thënë në një përgjigje për Indeksonline nga zyra për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga presidenca është bërë e ditur se kanë marrë një letër nga gjenerali, Rrahman Rama ku edhe janë njoftuar për anulimin e kësaj vizite të gjeneral majorit, Timothy Orr.

“Kemi marrë një letër nga gjeneral Rrahman Rama e cila na ka njoftuar për anulimin e vizitës së gjeneral majorit Timothy Orr”, ka thënë këshilltari i presidenti, Hashim Thaçi, Ardian Arifaj.

Ndryshe nuk janë dhënë detaje shtesë për arsyen e anulimit të kësaj vizite, por duhet përkujtuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundi kanë pasur një kërkesë të hapur ndaj Qeverisë së Kosovës për largimin e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.
Por pavarësisht kësaj, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë qartë se taksa do të hiqet atëherë kur Serbia të njoh Kosovën.
Ende nuk ka asnjë përgjigje nga zyra e kryeministrit në lidhje me anulimin e vizitë së gjeneralit Orr.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Parashikon Baton Haxhiu: Vetëvendosje do t’i shtohet skenës politike në Shqipëri

Baton Haxhiu deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do të kyçet në skenën politike në Shqipëri.I ftuar …

Leave a Reply