Kryefaqja / LAJME / LAJM I FUNDIT/ Dhunohet mjeku i QSUT-së: Autori të marrë dënimin

LAJM I FUNDIT/ Dhunohet mjeku i QSUT-së: Autori të marrë dënimin

Një mjek i Urgjencës së Spitalit infektiv në QSUT është dhunuar nga një qytetar mesditën e djeshme. Lajmi bëhet i ditur nga vetë QSUT, ndërsa dënohet akti i rëndë ndaj mjekut Gentian Stroni, i cili ka qenë në krye të detyrës.

Nuk dihet ende identiteti i personit që ka dhunuar mjekun, dhe as rrethanat e tjera të ngjarjes.

Reagimi i QSUT-së:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar të dielën në mesditë nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekut të rojes në Urgjencën e Spitalit Infektiv.

Çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale. Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente.

Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.

Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar mbrëmë ndaj mjekut infeksionist dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar.

Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.

(E.K/FAXWEB.AL)

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shifra mjerimi! Shqiptarët paguhen 10 herë më pak sesa evropianë

Instituti i Statistikave INSTAT ka dalë në përfundimin që një orë pune në Shqipëri kushton …

Leave a Reply