Kryefaqja / LAJME / Haradinaj i mëshon tavolinës: Taksa nuk hiqet deri në njohje, mbajeni mend këtë

Haradinaj i mëshon tavolinës: Taksa nuk hiqet deri në njohje, mbajeni mend këtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij kundër heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, ndërsa është shprehur kundër ndryshimit të kufijve, duke thënë se hapja e çështjes së kufirit i shkon për shtati vetëm presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Loading video

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me familjet e dëshmorëve të Komunës së Deçanit, me ç’rast ka ritheksuar se taksa ndaj shtetit serb nuk do të hiqet derisa Serbia të mos e njohë Kosovën dhe se kushdo që e hap çështjen e kufijve është armik i kombit shqiptar.

Kreu i qeverisë u shpreh se vendosja e taksës nuk e pengon marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Haradinaj: Taksa ka me e ngutë Serbinë për të ardhur te marrëveshja

“Taksa nuk e pengon marrëveshjen, taksa ka me ngut me ardhur te marrëveshja Serbinë. Deri tash, koha i ka konvenuar Serbisë, ka fituar në kohë, na ka mbajtur në tavolinë. Tregun tonë e ka pas, na ka dobësuar gradualisht, pse mos të vazhdojë ashtu. Por ka ndryshuar, nuk është Kosova më ashtu siç kanë menduar që është gjithë… Taksa rri deri në njohje, mbani mend këtë, për me mos tepruar më shumë, taksa është me rëndësi për neve si Kosovë, si shqiptarë kudo qe jemi”, porositi ai.

Kreu i qeverisë, tutje bëri të ditur se në dy çështje nuk pajtohet me miqtë e tij, si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria. Sipas tij, ato janë çështja e territorit dhe taksa.

Haradinaj: Në dy tema nuk pajtohem me askënd

“Unë sillna mirë, urtë butë, i respektoj të gjithë si në Prishtinë, ashtu dhe më Tiranë. Por në dy tema, nuk pajtohem me askënd: me ata që e prekin këtë Kosovë të 17 shkurtit. I kam rrugët e ndara me ta, nuk e qes asnjë hap më tutje edhe e kanë gabim, nëse mundohen me mashtruar në tentimin e bashkimit të Preshevës, se e di çfarë mashtrimi është ai, me i hap këta kufij. Po ashtu, dhe me ata që bëjnë ‘ndërskamca’ me heq taksën nuk jam me ta, taksa ka me u heq me njohje”, deklaroi Haradinaj.

Mes tjerash, Haradinaj tha se kushdo që e cenon Kosovën e 17 shkurtit është armik i kombit.

Haradinaj: Kushdo që e cenon Kosovën e 17 shkurtit është armik i kombit

“Kushdo tjetër që e cenon Kosovën e 17 shkurtit, a ke djalë dëshmori, mbani në mendje këtë që po flas, a ke luftëtar i dalluar, a ke udhëheqës i sotshëm, është armik i kombit tonë dhe i Kosovës. Nëse ne e hapim 17 shkurtin dhe e hapim këtë Kosovë, ne i hapim varret e atyre që kemi ardhur me i kujtuar sot. Ne i hapim plagët e atyre, vuajtjet e atyre, ne dhe një here e çelim rrugën për me i kaluar bjeshkët. Pra askush nuk e ka këtë të drejt”, tha ai.

I ashpër Haradinaj ishte dhe ndaj të gjithë atyre shteteve mike të Kosovës që e përkrahin korrigjimin e kufirit. Sipas tij, asnjë shtet mik nuk ka të drejtë të flasë për tokën e Kosovës dhe siç konsideron ai nuk është mik ai shtet që hap çështjen e kufirit.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Juncker: Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk hyjnë në BE, rrezikojmë të kthehemi në vitet e nëntëdhjeta

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë …

Leave a Reply