Kryefaqja / LAJME / Pitbulli Daçiq vazhdon me propagandë bajate kundër Kosovës, duk përdorur tani ISIS-in

Pitbulli Daçiq vazhdon me propagandë bajate kundër Kosovës, duk përdorur tani ISIS-in

Diplomati serb, Ivica Daçiq përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka frikë se kosovarët që i janë bashkangjitur ISIS-it mund të kthehen në Kosovë.

Ai në postimin e tij tha se Kosova ka pasur numrin më të madh të luftëtareve që i janë bashkangjitur ISIS-it, transmeton Indeksonline.

“Serbia është pjesë e koalicionit të DEAS. Ne paralajmërojmë se ka probleme të mëdha, sidomos kur bëhet fjalë për rekrutimin e luftëtarëve të huaj nga rajoni ynë” tha fillimisht Daçiq.

Tutje ai tha se nëse e krahasojmë me numër të banorëve, atëherë Kosova ka numrin më të lartë të përqindjes të pjesëmarrësve në luftërat e huaja.

“Territori i Kosovës kur shohim numrin e banorëve, është territori ku sipas përqindjes, ka pasur pjesëmarrësit më të lartë në luftërat në radhët e DEAS” u shprehë ministri serb.

Në fund ai u shprehë i frikësuar se nëse ata kthehen në Kosovë, pasi që do të rrezikohej edhe Serbia.

“Është një rrezik i madh që ata do të kthehen në rajonin tonë dhe se aktet terrorist do të transferohen në rajonin tonë”, përfundoi ministri Daçiq.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Parashikon Baton Haxhiu: Vetëvendosje do t’i shtohet skenës politike në Shqipëri

Baton Haxhiu deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do të kyçet në skenën politike në Shqipëri.I ftuar …

Leave a Reply