Kryefaqja / LAJME / Haradinaj: Dua ta heqë taksën krejt por është e lidhur me njohjen nga Serbia

Haradinaj: Dua ta heqë taksën krejt por është e lidhur me njohjen nga Serbia

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe në takimin e sotëm me ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett është biseduar për taksën 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Haradinaj ka thënë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet i njëjtët – kërkojnë pezullimin e taksës.

“Është qëndrim i qartë i Departamentit të Shtetit dhe institucioneve të tjera të Amerikës – janë unik. Ata sugjerojnë që të pezullohet taksa në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut”.

“Është përsëritur ky qëndrim sot dhe në çdo takim – është qëndrim i qartë i institucioneve të Amerikës. Kemi biseduar edhe tema të tjera bilaterale që i ka Kosova me Amerikën”.

“Në tema të tjera kemi biseduar edhe për vizitën që pritet të vijë në Kosovë një delegacion i respektuar i senatorëve dhe kongresmenëve”.

Haradinaj ka thënë pas mbledhjes së Qeverisë se ai dëshiron ta heqë krejtësisht taksën, jo vetëm ta pezullojë, por kjo ndërlidhet me njohjen nga Serbia.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Edhe unë dua ta heqë taksën krejt, jo vetëm ta suspendojë. Unë preferoj, edhe Kosova preferon, heqjen e taksës por kjo është e lidhur me njohjen nga Serbia”.

“Sugjerimi im është që të mos ndërlidhen temat. Dialogu është një proces që ka filluar më herët, para takës, dhe asnjëherë nuk është kushtëzuar dhe nuk duhet të kushtëzohet as tash”.

“Arritja e një marrëveshjes është edhe interes i Kosovës. Marrëveshja nënkupton një marrëveshje finale që zgjidhë të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve – me njohje, me ulëse në OKB, po ashtu edhe me tregtinë e lirë”.

“Nuk vjen njëra para tjetrës – ky është qëndrimi im dhe i Qeverisë së vendit. Unë mendoj që përkundër faktit që ne të gjithë dëshirojmë që ta shprehim dashurinë dhe respektin ndaj Amerikës”.

“Kjo nuk ka të bëjë me përvojën time në partneritet me Amerikën – ka të bëjë me një proces 20 vjeçar me Serbinë që e ka lodhur Kosovën”.

“Jemi lodhur nga një gjendje e pritjes, e insinuatave, një lloj dialogu që nis, ndalet e vazhdon – Kosovës i ka kushtuar një proces i tillë 20 vjeçar”.

“Unë jam kundër kësaj logjike më dhe do t’i mbetem besnik bindjes. Ekziston mënyra ta heqim taksën por duhet ta përgatisim një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë sepse marrëveshja obligative ligjore për njohje e heq taksën”.

“Nuk hiqet taksa pa marrëveshje dhe këtë është me rëndësi ta dinë të gjithë. Është gabim t’i japim premtime të gabuara kujtdo qoftë, Serbisë ose dikujt tjetër, që mund të suspendohet taksa”.

“Mund të luajmë edhe pesë gjashtë muaj si kemi luajtur në të kaluarën. Besoj që kemi luajtur boll, 20 vjet kemi luajtur boll kush kujt po ja len kilen”.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Juncker: Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk hyjnë në BE, rrezikojmë të kthehemi në vitet e nëntëdhjeta

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë …

Leave a Reply