Kryefaqja / LAJME / Haradinaj i reagon sekretarit të NATO-s: FSK-ja do të jetë edhe në veri të Kosovës!

Haradinaj i reagon sekretarit të NATO-s: FSK-ja do të jetë edhe në veri të Kosovës!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një adresim për media në Bruksel, ka deklaruar se NATO-ja është e zhgënjyer për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe se, sipas tij, FSK-ja s’mund të futet pa lejen e KFOR-it në veri të vendit.

“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoltenberg.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar numri një i qeverisë së Kosovës. Sipas tij, ushtria e Kosovës ka të drejtë e plotë të ushtrimit të detyrës në gjithë territorin e vendit.

“Ne i kemi ofruar NATO-s një protokoll të ri për vendin. S’ka më veri dhe jug. Duhet ta kuptojnë të gjithë presidenti, unë… Mbi ne është Parlamenti. Me 107 vota i është dhënë fuqia ushtrisë për gjithë territorin. Kosova nuk është e intersume. Në veri jetojnë serbët e Kosovës, janë qytetarët e Kosovës. S’kanë arsye të kenë shqetësim që ushtria mundet mu përdor kundër tyre, kjo është një garancë”, është shprehur ai.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shifra mjerimi! Shqiptarët paguhen 10 herë më pak sesa evropianë

Instituti i Statistikave INSTAT ka dalë në përfundimin që një orë pune në Shqipëri kushton …

Leave a Reply