Kryefaqja / LAJME / Biserko: Serbia ta pranojë realitetin e quajtur Kosovë, të ndalen bisedimet për kufijtë

Biserko: Serbia ta pranojë realitetin e quajtur Kosovë, të ndalen bisedimet për kufijtë

Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkut, ka thënë që Serbia duhet ta pranojë realitetin e quajtur Kosovë si dhe duhet të angazhohet për të përmbushur marrëveshjet që i kanë nënshkruar në Bruksel.

Ajo nga Prishtina ka thënë se kjo është mënyra e vetme që në rajonin e Ballkanit të ndalohen ndarjet e mëdha rrezik ky që po i kansohet edhe vetë Serbisë, njofton Klan Kosova.

Biserko e ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të ndalë bisedimet për ndryshime kufitare që sipas saj çojnë në destabilizim dhe në luftëra të reja në Ballkan.

Ajo poashtu e i ka bërë thirrje qeverisë kosovare që në mënyrë të dinjitetshme t’i kushtojë vëmendje pakicës serbe në Kosovë dhe mënyrës së tyre të jetës, njofton Klan Kosova.

Këto ishin dy nga rekomandimet kryesore të nxjerra nga hulumtimi i bërë nga Komiteti i Helsinkut me titullin që flet për jetën dhe pritjet e serbëve në Kosovë.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin …

Leave a Reply