Kryefaqja / LAJME / Haradinaj i përgjigjet Stoltenbergut: Për ushtrinë Kosova është një, nuk ka veri e jug

Haradinaj i përgjigjet Stoltenbergut: Për ushtrinë Kosova është një, nuk ka veri e jug

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është përgjigjur deklarimeve të sekretarit të NATO-së, Jens Stoltenberg, rreth Ushtrisë së Kosovës dhe asaj se a do të ketë të drejtë që ushtria të shtrijë veprimin në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në Samitin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, sot është diskutuar për FSK-në.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë të martës ka bërë të ditur se disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë për taksën.

Madje Stoltenberg, në samitin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, ka kërkuar respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku sipas tij, forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it.

Lidhur me këto deklarata të Stoltenberg, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se në vend nuk ka veri dhe jug, por është Kosova në tërësi.

“Ne i kemi ofruar NATO-s një protokoll të ri, më nuk ka veri e jug, është një Kosovë, duhet ta kuptojmë të gjithë, edhe presidenti edhe unë edhe të gjithë. Nuk ka më specifike a është veri a jug, Kosova nuk është e interesuar me krijuar doktrinë me qit ushtrinë kundër popullit të saj”, tha ai.

Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin …

Leave a Reply