Kryefaqja / LAJME / Kastriot Berishaj apelon votuesit në Malësi: VOTONI SHQIP nr. 5 Forumin Shqiptar

Kastriot Berishaj apelon votuesit në Malësi: VOTONI SHQIP nr. 5 Forumin Shqiptar

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar si lëvizje mbarëkombëtare pa dallim pikëpamjeje politike, e cila angazhohet për bashkimin fizik të trojeve shqiptare apelon tërë votuesit shqiptarë në trojet shqiptare nën Mal të Zi, që të votojnë shqip.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, sipas Programit Kombëtar vlerëson dhe përshëndet koalicionin e tre subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Malësi (ASH, LDSH dhe UDSH), të cilat garojnë në këto zgjedhje me emrin kombëtar ”Malësia na Bashkon”, prandaj LSHB apelon që të votoni kombëtarisht për koalicionin shqiptar dhe kurrsesi jo për partitë jo shqiptare të Podgoricës.

LSHB poashtu vlerëson lartë kontributin e vazhdueshëm të mërgatës shqiptare dhe kushdo që udhëton për të votuar kuq e zi për Malësi u dëshiron rrugëtim të mbarë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar apelon tek ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të ndikoj ndaj autoriteteve në Mal të Zi, që të respektoi të drejtën e garantuar demokratike dhe ligjore të çdo qytetari për të votuar në mënyrë të lirë dhe të pavarur për përfaqësuesit e vet.

Votoni kuq e zi! Votoni shqip për Malësi!

Kastriot Berishaj,
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Spartak Ngjela tregon se cilat janë tri pengesat kryesore të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor

Në një intervistë  për “Bota sot”, publicisti Spartak Ngjela, ka deklaruar se ekzistojnë pengesa për …

Leave a Reply

Loading...