Kryefaqja / LAJME / Ekskluzive, BE: Kuvendi nuk duhet të bojkotohet! Dialog mazhorancë-opozitë për zgjidhjen e krizës

Ekskluzive, BE: Kuvendi nuk duhet të bojkotohet! Dialog mazhorancë-opozitë për zgjidhjen e krizës

Pas Brukselit, reagoi në Tiranë edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, kundër bojkotit dhe lënies së mandateve nga opozita shqiptare. Soreca thotë se kjo nuk çon në drejtimin e duhur dhe është kundër interesit të qytetarëve. Bashkimi Europian kërkon që mazhoranca dhe opozita të dialogojnë për të ulur tensionin. Këto deklarata, zoti Soreca i bëri gjatë një interviste me gazetarin Muhamed Veliu.

TCH: Delegacioni i BE-së bëri një deklaratë me tone tepër kritike, rreth akteve të dhunshme që pamë gjatë protestës së të shtunës. A jeni i shqetësuar se thirrja juaj mund të bjerë në vesh të shurdhër?

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca: E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një tipar themelor dhe një vlerë thelbësore për çdo demokraci të pjekur dhe duhet të garantohet. Me mijëra njerëz u mblodhën në Tiranë për të shprehur mendimet e tyre. Ishte një paraqitje e shkëlqyer e qytetarëve të angazhuar. Ndaj, e shtuna ishte një mundësi e shkëlqyer për të dhënë një mesazh të fortë politik nga opozita. Por, ajo çfarë pamë ishin disa dhjetëra protestues, që për fat të keq përdorën veprime të dhunshme dhe shkaktuan dëme ndaj pronës publike. Kjo është qartazi e papranueshme dhe është një mundësi e humbur.

TCH: Cili është vlerësimi juaj në lidhje me sjelljen e Policisë së Shtetit shqiptar gjatë protestës dhe, a mendoni se përdorimi i gazit lotsjellës ishte i justifikuar?

Luigi Soreca: Fakti që nuk ndodhën incidente të mëdha është i mirëpritur dhe unë mendoj se kjo ndodhi edhe në saj të aftësisë së Policisë së Shtetit shqiptar, e cila përdori forcë proporcionale për t’i frenuar protestuesit e dhunshëm, pa krijuar incidente dhe përshkallëzim të mëtejshëm.

TCH: Opozita ka vendosur të heqë dorë nga vendet e saj në Parlament, gjë që do të thotë se nuk do të ketë opozitë në Parlament. Sa turbullues apo shqetësues është ky zhvillim për Shqipërinë?

Luigi Soreca: Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane. Ai është vendi ku duhet të diskutohen dhe të çohen përpara debatet mbi reformat dhe zhvillimet përkatëse. Parlamenti nuk duhet bojkotuar. Dëgjuam njoftimin nga partitë opozitare, që deputetët individualë do të heqin dorë nga mandatet e tyre aktuale. Çdo deputeti individual i takon të vendosë vet se çfarë do të bëjë me përgjegjësinë që kanë marrë para votuesve të tyre, për të mbrojtur pozitat dhe interesat e tyre në Parlament. Kjo është detyra e tyre themelore. Është e qartë, megjithatë, se heqja dorë nga mandatet është dukshëm kundërproduktive për Shqipërinë dhe shkon kundër interesave të qytetarëve për reforma. 93% e shqiptarëve dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, që do të thotë se janë votues nga të gjitha krahët e Parlamentit. Vendi është aktualisht i angazhuar në një rrugë të rëndësishme për reforma. Qershorin e ardhshëm, ai do të gjykohet nga progresi i bërë në këto reforma. Pikë së pari, Reforma në Drejtësi, thelbi i të gjithë ringritjes së shoqërisë shqiptare. Këtu duhet të fokusohen të gjitha përpjekjet e shumicës dhe të opozitës. Për të ngritur të gjitha institucionet e Reformës në Drejtësi, e në veçanti SPAK-un dhe BKH-në. Ky objektiv i rëndësishëm duhet të udhëheqë vendimet e të gjitha partive politike. Bojkotimi i Parlamentit nuk shkon në këtë drejtim. Nga ana tjetër, ne ftojmë si qeverinë, ashtu dhe opozitën, që të angazhohen në diskutime konstruktive, me qëllim që ta kapërcejnë situatën politike aktuale dhe të garantojnë që vendi të vazhdojë në rrugën e tij të reformave. Nuk ka kohë për të humbur. Koha është tani!

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shifra mjerimi! Shqiptarët paguhen 10 herë më pak sesa evropianë

Instituti i Statistikave INSTAT ka dalë në përfundimin që një orë pune në Shqipëri kushton …

Leave a Reply