Kryefaqja / LAJME / Reagon Kastriot Berishaj: Pasaporta e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët është e drejtë kushtetuese, ndërsa Ilir Meta është president antikushtetues i dekoruar nga Greqia shoviniste

Reagon Kastriot Berishaj: Pasaporta e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët është e drejtë kushtetuese, ndërsa Ilir Meta është president antikushtetues i dekoruar nga Greqia shoviniste

Në intervistën e dhënë për “Deutsche Welle”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dalur hapur kundër pajisjes së kosovarët me pasaporta të Shqipërisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Kastriot Berishaj i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur Ilir Meten president antikushtetues.

Ja reagimi i plotë:

Njeriu i pazareve politike i kontrabanduar në postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe puthadori i antishqiptarit, Anastas Janullatos në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka dalur hapur kundër të drejtës legjitime të shqiptarëve për “identitet kombëtar”, e drejtë kjo e sanksionuar edhe në aktin më të lartë ligjor të Republikës së Shqipërisë.

Duke pasur parasysh se Ilir Meta është dekoruar nga Greqia për shërbime të shquara ndaj këtij vendi, me dekoratën e lartë “Kryqin e Artë” atëherë nuk është aspak e quditshme që ky agjent grek del kundër interesave kombëtare të shqiptarëve.

Në përfundim, Ilir Meta dhe të gjithë ata faqezinjë që dalin kundër të drejtave kombëtare të shqiptarëve nuk janë asgjë tjetër veçse agjent të armiqve. Fundi i tyre është padyshim i sigurtë, ashtu siç është i sigurtë jetësimi i aspiratës së natyrshme të 28 Nëntorit të vitit 1912 të Kuvendit Mbarëkombëtar të Vlorës.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...