Kryefaqja / LAJME / Ramë Lahaj iu përgjigjjet me një video emocionuese medieve serbe: Ne jemi shumë, e gati për ta mbrojt vendin

Ramë Lahaj iu përgjigjjet me një video emocionuese medieve serbe: Ne jemi shumë, e gati për ta mbrojt vendin

Në ditëlindjen e 11-të të Kosovës, Ramë Lahaj publikoj një videoklip i cili alarmoi serbët.

Më 17 shkurt, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tentori Ramë Lahaj, publikoi këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, videoklipi i së cilës i është kushtuar Ushtrisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të kësaj kënge, kanë reaguar edhe mediet serbe, “Telegraf.rs” thotë se tenori dëshiron që kjo këngë të jetë ‘një mesazh shprese’.

Titulli i mediumit serb ishte “Këngëtari shqiptar ka bërë spot të mërzitshëm me këngë në rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së vetshpallur të -Kosovës. Madhështia e terroristëve dhe Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se dëshiron që kjo këngë të jetë “mesazh i shpresës”.

Ndërsa nuk ka munguar reagimi i Ramë Lahajt i cili iu është kundërpërgjigjur mediave serbe me një tjetër video në të cilën shihen Ushtria e Kosovës duke parakaluar me rastin e 11 vjetorit të shtetit.

“Shqiptarët e mi të dashtun…ë Këto ditë më kemi dhanë kënaqësi të jashtëzakonshme dhe ma keni mbush shpirtin me komente, urime e bekime tuaja.  Ju faleminderit nga zemra!  E kam filluar këtë projekt për t’i kujtuar të gjithë që shpresën, krenarinë e dashninë për vendin nuk na e kanë humbur dot as pushtuesit e nuk do të arrijnë kurrë të na e humbin as ata që duan të bëjnë pazare për kufijtë tanë të shenjtë, sepse çdo pëllëmbë e tyre është e larë me gjak. Shpresën nuk keni me na e zbehë! Ne e duam Kosovën dhe nuk do të ikim, po një ditë do ta sjellim aty ku e ka vendin. Ne do t’i bëjmë krenarë gjeneratat e reja që janë plot jetë e që po i dëshmojnë botës se jemi rinia më e shëndosh e kreative në botë.Këtë video po ua postoj si përgjigjen më të mirë, gazetarëve serbë që portreti i ushtarit tim e çizmet e reja u paskan pengue…. ne jemi shumë… e gati për t’a mbrojt vendin siç kemi bo nder shekuj.

Nga zemra do të falënderoja miqtë e mi Bes & Bled Bujupin të cilët e kuptun mesazhin dhe realizuan videon me mjeshtërinë e tyre. Po ashtu kameramanëve fantastikë Arton Krasniqit e Latif Hasollit.

I juaji përgjithmonë. Rame Lahaj”, ishte reagimi i tanorit shqiptar në Instagram.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...