Kryefaqja / LAJME / Parashikon Baton Haxhiu: Vetëvendosje do t’i shtohet skenës politike në Shqipëri

Parashikon Baton Haxhiu: Vetëvendosje do t’i shtohet skenës politike në Shqipëri

Baton Haxhiu deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do të kyçet në skenën politike në Shqipëri.I ftuar në emisionin Open me Eni Vasilin ai tha se Vetëvendosje do t’ua zë vendin e opozitës, PD-së dhe LSI-së.

Haxhiu gjithashtu deklaroi se djegia e mandateve përbën një “funeral të lehtë” të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, të cilin ai e quajti “liderin e saj”.

“Opozita ka dashur të ndërtojë simbolikën e diktaturës me këtë veprim. Tragjedia e kësaj historie është lideri i PD, Sali Berisha dhe farsa e kësaj historie është Lul Basha. Vendimi i sotëm është moment i rëndë për demokracinë në Shqipëri. Unë shoh disa elementë që e bëjnë opozitën delikate, të pafuqishme dhe që nuk e ka merituar votën e atyre që ia kanë dhënë. Sot ka nisur funerali i lehtë i PD-së dhe liderit të saj, Sali Berisha. 

Njeriu që e krijoi PD-në nuk e duron mbajtjen e saj, por bashkë me zbehjen e tij dëshiron që funeralin t’ia bashkangjisë edhe partisë”, theksoi Haxhiu. “Ky nuk është gjest i PD-së dhe Lul Bashës, por vetëm i Sali Berishës”, theksoi Baton Haxhiu.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

104 vite nga vrasja e Isa Boletinit në Podgoricë

Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman më 1912, u ndodh përkrah …

Leave a Reply

Loading...