Kryefaqja / LAJME / SPORT / Majlinda e pandalshme, prek gjysmëfinalen e Grand Slamit në Dyseldorf

Majlinda e pandalshme, prek gjysmëfinalen e Grand Slamit në Dyseldorf

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Grand Slamit të Dyseldorfit në Gjermani.

Xhudistja nga Peja ia doli ta mposhtë jug-koreanen, Bokyeong Jeong me Ippon në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan Zëri.

Në gjysmëfinale, Kelmendi ia doli të kualifikohet pas fitores ndaj gjermanes, Verna Thumm dhe më pas duke mposhtur brazilianen, Valentim.

Kundërshtarja e radhës për Majlindën në gjysmëfinale do të jetë italiania, Odette Giuffrida.

Ndryshe, në këtë Grand Slam, Majlinda është kosovarja e vetme që merr pjesë për shkak se Loriana Kuka, Distria Krasniqi, Nora e Akil Gjakova pushuan.

Në këtë garë janë duke marrë pjesë 97 shtete, përkatësisht 683 garues.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shqipëri spektakolare në Moldavi, lojë e bukur dhe 4 gola

Shqipëria ka marrë një fitore të pastër 0-4 në transfertë ndaj Moldavisë në ndeshjet e …

Leave a Reply

Loading...