Kryefaqja / LAJME / Qeveria Haradinaj me armatë zv/ministrash, bënë ligj për ta zvogëluar atë

Qeveria Haradinaj me armatë zv/ministrash, bënë ligj për ta zvogëluar atë

E pazakontë por e vërtetë. Qeveria më e madhe në numër ndonjëherë në histori të Kosovës, ka nxjerrë një ligj që parasheh zvoglimin e saj nga madati i ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.


Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, aktualisht ka 21 ministra, 5 zëvendëskryeministra dhe 80 zëvendësministra. Të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve të tyre politikë. 

Por, një Qeveri kaq e madhe për një vend me më pak se dy milionë banorë, nuk parashihet të jetë e tillë në mandatin e Qeverisë së ardhshme, pasi që kjo çështje pritet të rregullohet me Ligjin për Qeverinë. Përmes këtij ligji, ekzekutivi në Kosovë po synon të ulë numrin e ministrive, përkatësisht ministrave, por edhe të zëvendësministrave.

Kryesuesi i Komisionit për hartimin e Projektligjit, Besnik Tahiri, që njëherësh është edhe Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, tha për Radion Evropa e Lirë se Ligji për Qeverinë, është ligji i dytë më i rëndësishëm për administratën e shtetit, pas miratimit të pakos së reformave shtetërore.

Sipas tij, ky ligj e rregullon funksionimin dhe përgjegjësitë e ministrive si dhe trajton aspektin që lidhet me numrin e resorëve. Në masë të madhe, thekson ai, ligji në fjalë i saktëson detyrat dhe përgjegjësitë e secilit sektor veç e veç.

“Ky ligj nuk do të ketë kuptim nëse nuk sanksionohet, nuk vendoset një tavan për numrin e ministrive, që nënkupton që ky ligj, detyrimisht do të bëj zvogëlimin e ministrive, sikurse që do të bëjë zvogëlimin e zëvendëskryeministrave dhe zëvendësministrave”, tha Tahiri.

Sidoqoftë, këtë vendim e bënë një Qeveri me administratë me mbi punësime dhe me një armatë zv/ministrash, që kalojnë numrat e logjikshëm që llogariten të jenë afër 100 zv/ministra. Vlerësojeni vetë sinqeritetin e këtij ligji. /gazetametro.net

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...