Kryefaqja / HISTORI / Momentet kulmore të procesit gjyqësor. – Atentati i Avni Rustemit ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris

Momentet kulmore të procesit gjyqësor. – Atentati i Avni Rustemit ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris

Momentet kulmore të procesit gjyqësor.

“Ju ndërkaq viheni në lidhje me sekretarin e Esat pashës, zotin Gjergj Goga dhe akuza pretendon se prania juaj në Paris nuk ka pasur qëllim tjetër veçse të gjejë një çast të favorshëm për të vrarë atë që ju e konsideroni si autorin e të këqijave të atdheut tuaj”, – thotë kryetari i trupit gjykues, Drio.
“Në asnjë mënyrë, – përgjigjet Avniu. Ishte që unë të kërkoja një njeri që të më përkrahte. Përveç kasaj, unë e kam takuar zotin Goga krejt rastësisht”. 
”Vërtet rastësisht, – pyet jo pa dyshim kryetari. 
Dhe Avniu ia kthen jo pa ironi: ”Sigurisht që po. Rasti është mbreti i botës”. 
”Pra, padyshim rasti ishte ai që ju shpuri gjithashtu te një armëtar për të blerë një revolver me të cilin të godisnit viktimën?”
Avniu përsëri gjakftohtë përgjigjet: ”Kisha nevojë për një armë që të mbrohem”.
“Por ajo ishte kaq e madhe. Nuk u bezdiste?”
“Në Paris ka nga ata që e mbajnë më të madhe , – përgjigjet sërish Avniu dhe vazhdon: Unë kam ardhur në Paris që të kryej studimet, të perfeksionoj frëngjishten dhe të vizitoj Parisin”. 
”Muaji i majit nuk është larg kohës së pushimeve. Kjo nuk është kohë e zgjedhur mirë për të filluar studimet. Përveç kësaj, ju e flisni mirë frëngjishten”. 
”Oh, kam pasur kohë ta mësoj në burgun ‘Sante’, – përgjigjet Avniu (marrë nga “Gazet dë Tribuno”, 12 dhjetor 1920, Paris). 

“Unë nuk kam kërkuar të takohem me Esatin, – vazhdon ai. – I ndodh njeriut të dojë të sodisë një lule pranvere, por i ndodh edhe të ikë tutje nga një send i neveritshëm. Vetëm rasti deshi që sapo të ndodhesha ballë për ballë me Esatin, atë tradhtar, zemra ime prej patrioti të çohej peshë. Unë shtjeva mbi të. Ky ishte një gjest instiktiv, duhen kuptuar ndjenjat e një zemre shqiptari… Unë deklaroj se krahu im është ngritur nga një ndjenjë e lartë”. (po aty).

Po dhe mbrojtja e avokatit Dë Monzi ishte e shkëlqyer. Kur kryetari i trupit gjykues, Drio, dhe prokurori Blosh Larok vazhdojnë të ngulin këmbë në tezën e vrasjes me paramendim, si një veprim plot mllef e pasion të Avni Rustemit, avokati Dë Monzi ngrihet e thotë: 
– Krim pasional? Sigurisht. Se nuk ka pasion më të madh se dashuria ndaj atdheut!

Për fat të keq, veç disa kronikave të botuara në shtypin e atyre ditëve të procesit gjyqësor që zgjati tri ditë, mungojnë hollësi të tjera më të plota të këtij procesi që pati bërë bujë në Paris. Veç të tjerash, në Arkivin Qendror Shtetëror edhe sot e kësaj dite mungon dosja e plotë e këtij procesi. Sipas ligjeve franceze, kjo dosje do të tërhiqet vetëm pas 100 vjetësh. 

Vendimi i befasishëm për pafajësi.

Gjenerali Sarraj, duke mbrojtur personalitetin e Esatit, ka deklaruar në gjyq: “Duhet të lesh mënjanë legjendën, sepse Esati ka pasur një legjendë. Unë nuk mundem veçse ta lëvdoj si njërin nga bashkëpunëtorët e mi. Unë i dhashë atij vetëm një gjë që ishte nën pushtetin tim “Kryqin e Legjionit të Nderit”. 
Gjenerali Guro nuk u paraqit si dëshmitar, por i dërgoi trupit gjykues një letër, ku edhe ai ngrinte lart Esat pashën, si aleat i denjë i ushtrisë franceze. 
Pati dhe ushtarakë që dëshmuan në këtë proces gjyqësor kundër Esat pashës si Anselmi Lamoku. ”Kam dëgjuar, – tha ky i fundit në sallën e gjyqit, – se Esati nuk gëzonte popullaritet në vendin e tij, mbase i kishte dhënë shumë toka Jugosllavisë”. 

Juria, pasi dëgjoi dëshmitarët e të dyja palëve, u tërhoq dhe pas jo më shumë se gjysmë ore dha vendimin e pafajësisë për Avni Rustemin. Ishte një vendim shumë i drejtë, i frymëzuar jo vetëm nga ndjenja e lartë e drejtësisë, por edhe kryesisht nga fakorë të konjukturës politike të kohës, – shpjegoi juristi Jusuf Alibali, (“Avni Rustemi para… Studime historike nr. 2, 1964).

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Vojsava Tribalda Kastrioti, gjak i pastër arbëror

Nga Brunilda Ternova sjellim një sërë të dhënash, që sipas saj dëshmojnë qartë që Vojsava Triballi …

Leave a Reply

Loading...