Kryefaqja / LAJME / Vuçiq nuk i gëzohet aspak vendimit të ri të Haradinajt

Vuçiq nuk i gëzohet aspak vendimit të ri të Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot e ka emëruar Dijana Zhiviqin ministre të Bujqësisë, e ky emërim nuk i ka pëlqyer aspak presidentit serb Aleksander Vuçiç.

Sipas tij, kryeministri Haradinaj e ka bërë ministre “serben private”, dhe se sipas tij, Serbia këtë nuk do ta pranojë, shkruan “B92”.

“Është e pamundur të durohen çdo ditë të gjitha fyerjet e mundshme, ashtu siç është kjo e fundit kur Ramush Haradinaj zgjedh serbët privatë për ministër të vet të cilët askush nuk i ka zgjedhur për të treguar se është i gjithëfuqishëm. Serbia këtë nuk do ta pranojë, do ta ruajë dinjitetin dhe popullin e vet e do të përpiqemi ta ruajmë stabilitetin e paqen me çdo çmim, por nuk do të lejojë që të nënçmohet populli ynë dhe mos o Zot, të sulmohet ai”, ka thënë Vuçiq.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...