Kryefaqja / LSHB / Kastriot Berishaj: Shqipëria do të bashkohet vetëm atëherë kur të arrestohen këta faqezinjë dhe këlyshët e tyre në vilajetet e tjera shqiptare

Kastriot Berishaj: Shqipëria do të bashkohet vetëm atëherë kur të arrestohen këta faqezinjë dhe këlyshët e tyre në vilajetet e tjera shqiptare

Nga Kastriot Berishaj

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Jetësimi i aspiratës shekullore të shqiptarëve, bashkim fizik i trojeve shqiptare sipas aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912 të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, me kufijt e saj natyror është një proces i pashmangshëm, por aktualisht për fat të keq pengesa më e madhe jemi ne shqiptarët, që lejojmë disa faqezinjë të klases politike shqiptare të lozin me fatin tonë dhe të ardhmen e brezave tjerë.

Që të bashkojmë trojet shqiptare dhe të kemi një të ardhme më mirëqenie të mirëfilltë sociale atëherë është e domosdoshme që tërë klasa politike pa dallim të vihet para drejtësisë dhe sipas shkeljeve edhe të marrin denimin e merituar.

Shqipëria do të bëhet, vetëm atëherë kur interesi i përgjithshëm kombëtar të mbizotroj mbi gjithçka, përndryshe sindromi i Stokholmit do të vazhdoj tkurrjen e trojeve shqiptare, largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre dhe çorientimin kombëtar. Pajtimi me gjendjen aktuale nënkupton bashkëfajësinë, pra vepro sot, që e nesermja të jetë për ty!


Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kocaqi: Rusia, sponsori kryesor i ndarjes së Shqipërisë në 5 copa

Moska zyrtare ftoi Tiranën dhe Shkupin për tu anëtarësuar në Unionin Euroaziatik. E ndërsa Maqedonia …

Leave a Reply

Loading...