Kryefaqja / LAJME / SPORT / Publikohet renditja e re botërore në xhudo: Këto janë pozitat e xhudistëve tanë

Publikohet renditja e re botërore në xhudo: Këto janë pozitat e xhudistëve tanë

Majlinda Kelmendi  edhe pse fitoi medaljen e artë në Dyseldorf të Gjermanisë, në renditjen e re të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, në kategorinë -52 kilogramë renditet në pozitën e tetë me 3810 pikë.

Kampionia olimpike fitoi mendaljen e artë në Grand Slamin e Dyseldorfit ndaj xhudistes 17-vjeçare nga Mongolia Sosorbaram Lkhagvasure.

Ndërsa, Nora Gjakova në këtë ranglistë të re renditet në pozitën e dytë në kategorinë -57 kilogramë, me 6155 pikë.

Akil Gjakova renditet në pozitën e shtatë me 4191 pikë në kategorinë e -73 kilogramë.

Distria Krasniqi renditet katër pozitë më poshtë se sa Majlinda, në kategorinë e -52 kilogramë, me 2969 pikë.

Ndërsa, në kategorinë e 48 kilogramë, xhudistja Fjolla Kelmendi renditet në pozitën e 52-të me 590 pikë.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shqipëri spektakolare në Moldavi, lojë e bukur dhe 4 gola

Shqipëria ka marrë një fitore të pastër 0-4 në transfertë ndaj Moldavisë në ndeshjet e …

Leave a Reply

Loading...