Kryefaqja / TË NDRYSHME / Vendi i cili me paraqitjen e parë në Lojërat Olimpike fitoi medalje të artë: 5 gjëra që të huajt nuk i dinë rreth Kosovës

Vendi i cili me paraqitjen e parë në Lojërat Olimpike fitoi medalje të artë: 5 gjëra që të huajt nuk i dinë rreth Kosovës

Kosova, shteti më i ri i Europës, sot numëron 116 njohje nga shtete të ndryshme të botës. Mirëpo, jo të gjithë të huajt dinë gjëra interesante rreth vendit, transmeton Gazeta Metro.


Ditë më parë shteti ynë festoi ditëlindjën e 11-të të saj, e me festën që u bë për nder të Pavarësisë, media të ndryshme ndërkombëtare kthyen vëmendjen kah Kosova. 

Gazeta Metro më poshtë u sjellë disa fakte rreth Kosovës, të cilat të huajt mund të mos i dinë.

1.Kosova është njohur nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik më 9 dhjetor të vitit 2014, ndërsa për herë të parë ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në vitin 2016. Në pjesëmarrjen e parë, Komiteti Olimpik i Kosovës ka dërguar 8 atletë, ndërsa është kthyer më një medalje të artë, kjo në xhudo.

2.Mbi 70% e popullësisë së vendit është nën moshën 35 vjeçare, gjë që e bën vendin me popullësinë më të re në Evropë. Mosha mesatare në Kosovë është 29 vjet.

3.Flamuri i Kosovës është më ndryshe se ata të vendëve të tjera. Bashkë më Republikën e Qipros, Kosova është një prej vendeve të vetme që ka flamur me hartë në mes. 

4.Territori i Kosovës është një aventurë në vete. Kjo pasi që malet dhe fushat e Kosovës janë të mrekullueshme. Ato dhurojnë mundësi të mira për ecje, skijim, dhe pishina natyrale të notit si ajo e ujëvarës së Mirushës.

5. Është lirë dhe çdo gjë është në euro. Një kafe në Kosovë kushton nga 50 cent deri në 1 euro. Ndërsa, ushqimi tradicional shërbehet rreth 1 euro e 50 cent./gazetametro.net

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Hapet për publikun Gobekli Tepe, vendi ku (ndoshta) ka nisur kulti fetar

Në qoftë se shpikja e rrotës, e shkrimit, e qeramikës, ju duket e vjetër, do …

Leave a Reply