Kryefaqja / DIASPORË / Samiti i Diasporës nga projektet madhore deri në takime kafenesh

Samiti i Diasporës nga projektet madhore deri në takime kafenesh

Nga Kastriot Berishaj

Samiti i diasporës këtë vit do të jetë i dyti më radhë po mbahet dhe që nuk ngeli asgjë tjetër veçse një takim, ku mërgata shqiptare nēn mbikqyrjen e plotë të pushtetit zhvillon mbledhje dy-tre ditore për të gënjyer mërgatën tonë kinse zëri i tyre ka rëndësi në vendimmarrjen e shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Meqense, jam ndër prej atyre që kam marrë pjesë në një takim të tillë, si kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe hartues i Platformës për Shqipëri të Bashkuar vlerësoj se përtej takimeve kot së koti; biseda kafe, “Samiti i Diasporës” do duhej të merrej me çështje konkrete që mërgata shqiptare të këtë mundësi të jetë pjesë e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik të atdheut. 

Luftimi i korrupcionit, nepotizmit, krimit të organizuar, zbatimi i ligjit dhe largimi i barrierave burokratike janë ndër kërkesat themelore të mërgatës dhe pa realizimin e të cilave mërgata nuk bëhet pjesë aktive në terren.

Në përfundim, premitimi i 25 nëntorit të vitit 2017 nga z. Pandeli Majko për largimin e kufirit Shqipëri – Kosovë dhe pajisjen e shqiptarëve pavarësisht vendlindjes, por në bazë të kombësisë me Pasaporta Shqiptare mbeten premtime të parealizuara. Mërgata shqiptare nuk është e kriminalizuar sikurse faqezinjtë kriminal të klasës politike. Vëmendja e shteteve shqiptare duhet të jetë me vepra konkrete, e kurrsesi jo me slogane e reklama për takime që nuk prodhojnë asgjë! Mohimi antikushtetues i identitetit kombëtar nga Republika e Shqipërisë e bënë shtetin shqiptar bashkëfajtor dhe bashkëpjesëmarrës në procesin e asimilimit e shkombëtarizimit të shqiptarëve në mërgatë.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Domosdoshmëria e shtrirjes së LËVIZJES PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR

Hapësira e territorit shqiptar sot ka domosdoshmërinë e një organizimi gjithëkombëtar të projektuar më program …

Leave a Reply