Kryefaqja / LAJME / Si ishte masakruar në dhomën e tij cimeri i Thaçit? Kelmendi: Të hetohen Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi nëse…

Si ishte masakruar në dhomën e tij cimeri i Thaçit? Kelmendi: Të hetohen Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi nëse…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale gazetarin nga Shqipëria, Armand Shkullaku

“Me Medalje Presidenciale, sot e dekorova edhe një prej gazetarëve më të shquar në Kosovë dhe Shqipëri. Me zell dhe profesionalizëm, me kritikë dhe analizë, Armand Shkullaku që nga vitet e 90-ta ka dhënë kontribut të pareshtur në ngritjen e cilësisë dhe modernizimin e gazetarisë në vendet tona. Gjurmë të pashlyeshme, ai kanë lënë edhe në Kosovë, ku me ide dhe përkushtim kontribuoi shumë në afrimin e vazhdueshëm të shqiptarëve përtej kufijve”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij në facebook.Por, nëse kthemi pak prapa,  Presidenti Thaçi përmendet në rastin e vrasjes së gazetarit, Ali Uka, i cili ishte edhe cimer me Hashim Thaçin dhe Bashkim Thaçin.

Në dokumentet sekrete të NATO-s të cilat ishin botuar kohë më parë në gazetën britanike, “The Guardian”, kishin hedhë dyshime se Ali Uka ishte vrarë pas mosmarrëveshjeve me Xhavit Halitin. E në këto dokumente,  hetimet drejtonin fajin kah Hashim Thaçi, i cili ishte arrestuar për t’u liruar më vonë me ndërhyrjen e Xhavit Halitit dhe Shërbimit Sekret të Shqipërisë, vrasje kjo për të cilën kurrë nuk ka folur Hashim Thaçi.

E për këtë vrasje, për gazetën “Kosova Sot”, ka folur Ibrahim Kelmendi, njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK).

“Lidhur me vrasjen e Ali Ukës në Tiranë, më ka rastisur të jem pjesëmarrës në seancë gjyqësore kur është dhënë verdikti për dënimin ndaj një kushëriri të Aliut, që jetonte atëherë në Zvicër, i cili u dënua si vrasës. Por, për mua ai është një gjyq i montuar, për të fsheh vrasësin apo vrasësit e vërtet. Kam pas shkruar një reportazh atëherë. Nuk e mbaj mend tani”, ka thënë Kelmendi.

Ai më tej, ka deklaruar për “Kosova Sot”, se për vrasjen e Ukës duhet te hetohen Hashim Thaçit dhe Xhavit Haliti.

“Por e kam të ruajtur në kujtesë se ajo vrasje ishte pengim fizik i Ali Ukës qartë mos afirmohej zëdhënës i UÇK-së, meqë ashtu e kishin afirmuar media në Tiranë. Ajo vrasje duhet të rigjykohet, duke u hetuar nëse ka alibi vet Hashimi dhe cili ishte rroli i Xhavitit, që jep deklarata se ka ndërhy për ta liruar Hashimin nga burgu, i cili duhet të ishte burgosur si i dyshimtë për vrasje”, shprehet Kelmendi për “Kosova Sot”.

“Më vjen keq që sistemi i drejtësisë në Tiranë është i kapur dhe i korruptuar dhe nuk e rishqyrton atë vrasje. Më vjen keq edhe për pamundësinë e Familjes së Ali Ukës, për të angazhuar avokat dhe për të ta aktualizuar atë padrejtësi në media. Sigurisht, edhe shoqatat e gazetarëve nuk mund të shfajësohen për heshtjen e tyre konformiste”, ka përfunduar për “Kosova Sot”,  Ibrahim Kelmendi, njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK).

Kujtojmë se Ali Uka kishte qenë një përkrahës i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku në korrik të vitit 1997, Ali Uka ishte gjetur i masakruar në banesën e tij, ku fytyra e tij ishte shqyer me kaçavidë dhe fundin e një shishe të thyer.

(Kosova Sot)

01 March 2019

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...